Flash

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul me 8 lekë akcizën për karburantet

Lapsi.al 19 March 2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul me 8 lekë akcizën

Qeveria ka vendosur të ri-ngrejë Bordin e Transparencës për karburantet. Lajmin e konfirmoi ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një intervistë për emisionin “Top Story” në TCH.

Edhe pse mohoi të kishte pasur spekulim me çmimet Ibrahimaj tha se pas një takimi të gjatë që kishin bërë në kryeministri edhe me përfaqësues të ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës është vendosur që të ringrihet Bordi i Transparencës.

“Do të marrim masat ligjore për ta ringritur pasi ai ngrihet me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave” tha ministrja.

Ajo tregoi se është vendosur që të ulet e çmimi i akcizës duke e reduktuar në nivelin 20%. Sipas Ibrahimajt aktualisht akciza për karburantet është 39.6 lekë për litër dhe do të zbresë në 31.68 lekë për litër.

Kjo do të thotë se nafta dhe benzina do të duhet të ulen menjëherë me 8 lekë.

Te enjten nafta arriti çmimin 214 lekë për litër duke pësuar gati 20 lekë rritje për litër brenda 20 orëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI