Flash

Ndahet nga jeta Umberto Bossi, themelues dhe drejtues i Lega Nord për 20 vjet

Lapsi.al 19 March 2026
Ndahet nga jeta Umberto Bossi, themelues dhe drejtues i Lega Nord për 20

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare themeluesi i partisë “Lega Nord” në Itali, Umberto Bossi. Ministër, senator, anëtar i parlamentit italian dhe anëtar i Parlamentit Europian, ai themeloi partinë ku ishte sekretar federal deri në vitin 2012 dhe më pas president i përjetshëm. Ai shërbeu gjithashtu edhe si ministër për reformat e federalizmit.

I zgjedhur për herë të parë në Senat në vitin 1987, Bossi hyri në qeveri për herë të parë në vitin 2001, kur u emërua Ministër për Reformat Institucionale dhe Decentralizimin në qeverinë e Berlusconi II.

“Corriere della Sera” shkruan se Bossi u shtrua në terapi intensive në spitalin e Varese ditën e mërkurë, ku gjendja e tij u duk menjëherë kritike. Gjendja e tij u përkeqësua këtë të enjte ku ndërroi jetë në orën 8:30 të mbrëmjes.

I lindur më 19 shtator 1941 në Cassano Magnago në provincën e Vareses, ai filloi përfshirjen e tij në politikë në fillim të viteve 1970 në grupin komunist “Il Manifesto”, Partinë e Unitetit Proletar për Komunizmin dhe ARCI. Por, pas disa vitesh ai u interesua për kauzën dhe idetë autonomiste dhe federaliste pas takimit të tij me Bruno Salvatorin, i cili ishte shumë i afërt me Unionin Valdôtaine.

Northern League - “good-hearted lads” - Voxeurop

Në vitin 1979 ai u takua me Roberto Maronin, me të cilin filloi një partneritet të gjatë politik. Në fillim të viteve 1980 ai themeloi “Lega Autonomista Lombarda”, e cila më vonë do të bëhej “Lega Lombarda”. Ai u zgjodh sekretar i saj kombëtar deri në vitin 1993 përpara se t'i jepte jetë projektit “Lega Nord”. Ai shërbeu si sekretar i saj për afërsisht 20 vjet.

Në ato vite, Bossi filloi të fliste hapur për projektin e pavarësisë për Padaninë, duke organizuar demonstrata të shumta dhe duke themeluar disa media si RadioPadania dhe TelePadania.

Në vitin 1994, pati një lidhje e shkurtër me “Forza Italia”, partinë e sapoformuar të Silvio Berlusconit, por të dy vazhduan të kishin marrëdhënie të përziera deri në fillim të viteve 2000, me formimin e koalicionit Casa delle Libertà që fitoi zgjedhjet e përgjithshme.

553 photos et images haute résolution de Umberto Bossi - Getty Images

Në vitin 2001, Bossi u bë Ministër për Reformën Institucionale dhe Decentralizimin. Në vitin 2004, Bossi pësoi një goditje në tru dhe gjendja e tij u bë menjëherë shqetësuese. Pas një qëndrimi të gjatë në spital dhe një shërimi po aq të gjatë, ai ndërpreu përkohësisht aktivitetin e tij politik. Sëmundja ia kompromentoi në mënyrë të pariparueshme shëndetin.

Në vitin 2008, ai u riemërua Ministër për Reformat Institucionale në qeverinë e katërt të Berluskonit. Më 5 prill 2012, pas skandalit mbi përvetësimin e dyshuar të fondeve të partisë për familjen e tij, Bossi njoftoi çuditërisht dorëheqjen e tij si sekretar i Lega Nord, një pozicion që e kishte mbajtur që nga viti 1989. Ai u pasua si sekretar federal nga triumvirati i Roberto Maroni, Roberto Calderoli dhe Manuela Dal Lago.

E' morto il "senatur" Umberto Bossi: il fondatore della Lega aveva 84 anni | L'Arena

Ai u zhduk nga skena për rreth një vit derisa kandidoi përsëri në zgjedhjet paraprake të Lega Nord në vitin 2013, por u mund nga ylli në ngritje, Matteo Salvini.

"Kapiten" Salvini, në mospajtim të plotë me senatorin, zgjodhi menjëherë një kthesë nacionaliste me qëllim fitimin e mbështetjes edhe në Italinë Jugore.

Në zgjedhjet evropiane të vitit 2024, Bossi njoftoi çuditërisht votën e tij për Marco Reguzzoni, një ish-deputet të Lega Nord që kandidonte si kandidat i pavarur për Forza Italia, duke i nxitur ndjekësit e tij të bënin të njëjtën gjë.

Gjatë jetës së gjatë të themeluesit të Ligës, ai u përball me disa procedura ligjore, duke u akuzuar për shkelje të ligjit për financimin publik të partive politike, deri te dënimi i tij për shpifje të flamurit italian.

Lega, Umberto Bossi pronto a candidarsi alla Camera. E il figlio Renzo prepara le carte- Corriere.it

I liruar nga akuzat pas një gjyqi për shpifje ndaj Presidentit të atëhershëm Oscar Luigi Scalfaro, ai u dënua në vitin 2018 nga Gjykata e Kasacionit me 1 vit e 15 ditë burg për shpifje ndaj Presidentit të Republikës Giorgio Napolitano.

Megjithtë ishte një hetim i vitit 2012 që dëmtoi rëndë aktivitetin e tij politik. Ai u vu nën hetim nga prokuroria e Milanos me akuzat për mashtrim kundër shtetit për shkak të skandalit të rimbursimeve zgjedhore.

Ai u dënua me 1 vit e 10 muaj për përvetësim të padrejtë të rreth 49 milionë eurove nga shteti. Në gusht 2019, akuza për mashtrim u rrëzua, por Gjykata e Lartë mbështeti konfiskimin e 49 milionë eurove nga Lega, ndërsa konfiskimet personale u rrëzuan.

No, Umberto Bossi non è morto

Lista e reagimeve pas ndarjes nga jeta është e gjatë. “Italia ka humbur një udhëheqës politik të apasionuar dhe një demokrat të sinqertë. Presidenti i Republikës shpreh afërsinë e tij me familjen dhe me të gjithë ata që ndanë angazhimin e tij ndaj partisë së tij" – thuhej në një deklaratë të Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.

"Umberto Bossi, me pasionin e tij politik, shënoi një fazë të rëndësishme në historinë italiane dhe dha një kontribut themelor në formimin e qendrës së parë të djathtë. Në këtë moment pikëllimi të madh, jam pranë familjes dhe komunitetit të tij politik" – shkroi kryeministrja Giorgia Meloni.

"I gjithë komuniteti i Lega është thellësisht i tronditur dhe i trishtuar. Guxim, gjenialitet, pasion, punë e palodhur, dashuri, revolucion, rrënjë, liri. Isha 17 vjeç kur të takova dhe ti më ndryshove jetën. Sot jam 53 vjeç dhe të përshëndes, në Ditën e Babait, me një lot, por me të njëjtën mirënjohje, të njëjtën krenari dhe vendosmëri për të mos u dorëzuar kurrë, siç na mësove” shkroi kreu i Lega, Matteo Salvini në X. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI