Flash

Reagimi i Diaz kur i thanë se Maroku fitoi Kupën e Afrikës, dy muaj pasi e humbi

Lapsi.al 18 March 2026
Reagimi i Diaz kur i thanë se Maroku fitoi Kupën e Afrikës, dy
Në minutën e 69’ të Manchester City-Real Madrid, Brahim Diaz thirret në stol nga Alvaro Arbeloa për të futur Kylian Mbappé, kur tashmë – me rezultatin 1-1 dhe me një lojtar më shumë – nuk ka më dyshime se “merengues” e kishin siguruar kualifikimin për çerekfinalet e Champions League, të fortë nga 3-0 e ndeshjes së parë në Bernabeu. 26-vjeçari ish-lojtar i Milan është i kënaqur dhe i qetë, por nuk e di që pas pak do t’i jepet një lajm i bujshëm: se në distancë prej dy muajsh të saktë nga finalja e Kupës së Afrikës, e humbur në fushë në shtesë kundër Senegalit, Maroku i tij është shpallur fitues në tavolinë i kompeticionit, pas pranimit të ankesës marokene nga Konfederata Afrikane e Futbollit. Brahim ulet në stol – që në Etihad Stadium është si rreshtat e parë të tribunës – dhe i shkel syrin dikujt, më pas kupton që ai person po i thotë diçka. Kur e realizon për çfarë bëhet fjalë, lojtari i Real ka një reagim instinktiv mosbesimi. “Vërtet?”, duket se pyet në pamjet që janë bërë virale në X, duke bërë më pas gjestin e festimit me grushta për të festuar titullin e sapofituar për t’u shtuar në vitrinë. Më pas Diaz përsërit festimet edhe në fushë, pas vërshëllimës përfundimtare të City-Real.

Përse Maroku fitoi ankimimin: çfarë thotë neni 82

Një titull që pikërisht penalltia e tij e humbur në kohën shtesë të kohës së rregullt ia kishte dorëzuar Senegalit, që në shtesë kishte shënuar golin e 1-0 final me Pape Gueye. Gjithçka e anuluar nga vendimi i CAF, që ka ndëshkuar – sipas rregullores – reagimin e bujshëm të skuadrës senegaleze ndaj dhënies së penalltisë për Marokun: lojtarët kishin braktisur fushën duke u kthyer në dhomat e zhveshjes dhe duke qëndruar aty për plot 14 minuta, përpara se kapiteni Sadio Mané të bindte shokët e tij të ktheheshin për të përfunduar ndeshjen. Një vendim i mençur dhe që kishte dhënë edhe përfitime të papritura, duke qenë se gabimi i Brahim nga pika e bardhë dhe goli pasues i Gueye kishin vendosur ndeshjen. Megjithatë, braktisja e fushës në mënyrë arbitrare për një çerek ore në shenjë proteste, pa arsye madhore, është konsideruar e papranueshme nga CAF, që ka zbatuar nenin 82 të Rregullores së Kupës së Afrikës për Kombëtare: “Nëse, për çfarëdo arsye, një skuadër tërhiqet nga kompeticioni ose nuk paraqitet në një ndeshje, refuzon të luajë ose braktis fushën para përfundimit të rregullt të ndeshjes pa autorizimin e arbitrit, do të konsiderohet humbëse dhe do të eliminohet përfundimisht nga kompeticioni në zhvillim”.

Tërbimi i Senegalit: njofton apel në CAS

Reagimi i Senegalit ndaj lajmit ka qenë dukshëm më pak i qetë se ai i Brahim Diaz. Ndërsa shumë lojtarë janë shprehur në rrjetet sociale mes zemërimit dhe ironisë, Federata e Futbollit të Senegalit ka publikuar një komunikatë të ashpër, duke njoftuar apel në TAS të Lozanës kundër vendimit “të padrejtë, të paprecedentë dhe të papranueshëm” për anulimin e fitores së saj në Kupën e Afrikës nga CAF. Çështja, pra, nuk do të përfundojë këtu.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI