Flash

Një shqiptare emërohet në një nga postet më të larta në Microsoft

Lapsi.al 18 March 2026
Një shqiptare emërohet në një nga postet më të

Ekspertja shqiptare në industrinë globale të teknologjisë, Drena Kusari, ka njoftuar se ka marrë një rol të ri të rëndësishëm në gjigantin teknologjik Microsoft.

Përmes një postimi në rrjetin LinkedIn, Kusari njoftoi se ka nisur zyrtarisht punën si "Corporate Vice President" dhe "General Manager" në këtë kompani.

“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft!”, ka shkruar Kusari në njoftimin e saj.

Ky pozicion konsiderohet ndër nivelet më të larta drejtuese në strukturën e kompanisë, duke e vendosur Kusarin në mesin e drejtuesve të lartë të një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Emërimi i saj përbën një tjetër histori suksesi për gratë shqiptare në industrinë globale të teknologjisë.

Sipas raportimeve të mediave, me një karrierë të ndërtuar në ekosistemin e Silicon Valley dhe në kompani të mëdha ndërkombëtare, Kusari është ndër figurat shqiptare që kanë arritur në nivele të larta të lidershipit në sektorin global të inovacionit dhe teknologjisë.

Siç bëhet e ditur më tej, Kusari lindur dhe është rritur në Gjakovë. Pas luftës në Kosovë, ajo u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, ku përfundoi vitin e fundit të shkollës së mesme. Puna e saj e parë ishte si interprete dhe punonjëse terreni për organizatën Save the Children menjëherë pas luftës.

Ajo ka diplomuar me dy drejtime, Ekonomi dhe Diplomaci në Occidental College në SHBA. Ka marrë MBA nga Harvard Business School, një nga shkollat më prestigjioze të biznesit në botë.

Veç këtyre, theksohet se para se të arrijë në Microsoft, ajo ka pasur një karrierë në disa kompani të mëdha globale si në Goldman Sachs si analiste financiare, McKinsey & Company si konsulente strategjie për kompani Fortune 500, pastaj në Lyft ku ishte General Manager për rajonin Southwest dhe Hawaii, duke qenë dhe gruaja e parë që drejtoi këtë rajon në kompani, e po ashtu edhe në Bumble, ku kishte rol drejtues për strategji dhe zhvillim biznesi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI