Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

FOTO/ Zbulohet pas dekadash identiteti i artistit të rrugës “Bansky”

Lapsi.al 18 March 2026
FOTO/ Zbulohet pas dekadash identiteti i artistit të rrugës

Është zbuluar pas dekadash identiteti i artistit enigmatik të pikturave të rrugës të njohur si “Banksy”. Një investigim gazetaresk vërtetoi se ai është një burrë 50-vjeçar nga Bristoli i Anglisë.

Sipas Reuters, emri i vërtetë i Banksy është Robin Gunningham, siç zbulohet nga një dokument policor për artistin, të cilin ai vetë e ka nënshkruar.

Gjatë gjithë këtyre viteve, artisti është përpjekur shumë për të mbetur anonim. Pothuajse dy dekada më parë, një shkrim i “Mail on Sunday” ishte i pari që raportoi se Banksy ishte në të vërtetë Gunningham. Pas këtij zbulimi, artisti thuhet se e ndryshoi emrin e tij në David Jones, një nga emrat më të zakonshëm në Angli, sipas Reuters.

Image

Analistët besojnë se ky zbulim mund ta rrisë ndjeshëm tregun për veprat e tij. Megjithatë, kjo mund të ndikojë edhe në mënyrën se si ai i krijon veprat e tij. Anonimiteti i lejoi atij të shmangte arrestimin, pasi shpesh herë ai lyente me bojë ndërtesa publike dhe shtëpi private, gjë që mund të konsiderohet vandalizëm.

Vitin e kaluar, Banksy krijoi një tablo në murin e një gjykate historike në Londër, ku shihej një protestues të shtrirë përtokë duke mbajtur një tabelë të njollosur me gjak, ndërsa një gjyqtar me paruke ngrihej sipër tij, duke mbajtur një çekiç si armë. Vepra u hoq më vonë.

Bansky – KultPlus

Artisti e kishte shkatërruar pjesërisht veprën e tij më të njohur, "Vajza me tullumbace", gjatë një ankandi në vitin 2018, pasi një ofertues pagoi 1.4 milionë dollarë. Ai ka krijuar murale karakteristike të minjve dhe protestuesve në ndërtesa anembanë botës.

Bansky, the anti-artist of our time

Veprat e Banksy kanë pasur shpesh herë vlera të larta. Rekord ishte rishitja në vitin 2021 e një pikture pjesërisht të dëmtuar të një vajze që përpiqet të kapë një tullumbace për 25.4 milionë dollarë në Sotheby's.

14 nga 20 çmimet më të larta ishin në vitet 2021 dhe 2022, pjesërisht për shkak të interesit në rritje nga investitorët e kriptomonedhave, por që atëherë asnjë vepër nuk ka kaluar 10 milionë dollarë në ankand.

Alleged artistic work of street artist Bansky in Venice - Giuseppe Cottini  Photographer in Milan

Megjithatë, bota e artit gjithashtu kënaqet duke luajtur me simbolikën. Fakti që Banksy dyshohet se ka përvetësuar emrin e zakonshëm David Jones u prit pozitivisht, pasi ishte edhe emri i vërtetë i David Bowie.

Who is Banksy? An artist who always hits the spot | Alyssa AShley – Alyssa  Ashley

Kompania e Banksy, “Pest Control Office”, nuk pranoi të konfirmonte ose mohonte përfundimin e Reuters, duke lëshuar një deklaratë duke thënë se artisti "zgjodhi të mos thoshte asgjë".

Nuk është e qartë se sa vepra ka krijuar Banksy, megjithëse tregtarët e artit vlerësojnë se janë me mijëra. Veprat e tij, përfshirë printime që kanë ndërruar duar në ankande gati 9,000 herë. Koleksionistët paguajnë çmime më të larta për veprat e tij më politike, siç është një imazhi i një protestuesi që hedh një buqetë me lule në vend të një bombe. Vitet e fundit, çmimet e tij kanë rënë, pas rënies së përgjithshme në treg. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43