Flash

CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende i aftë të godasë objektiva amerikane

Lapsi.al 18 March 2026
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende i aftë të

Regjimi në Iran mbetet funksional, megjithëse i dobësuar ndjeshëm, dhe vazhdon të jetë në gjendje të godasë objektiva amerikane. Ky është vlerësimi i bërë nga drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard.

Duke folur gjatë seancës vjetore të Komitetit të Inteligjencës në Senatin amerikan për kërcënimet globale ndaj SHBA-së, Gabbard theksoi se “regjimi në Iran duket ende i qëndrueshëm, por është dobësuar ndjeshëm nga operacioni Epic Fury”, duke iu referuar fushatës ushtarake amerikano-izraelite kundër Teheranit.

Sipas saj, pavarësisht goditjeve, Irani dhe aleatët e tij vazhdojnë të kenë kapacitete për të sulmuar interesat e SHBA-së dhe të partnerëve të saj në Lindjen e Mesme. Ajo paralajmëroi gjithashtu se, nëse regjimi mbijeton, mund të ndërmarrë një proces disa-vjeçar për rindërtimin e arsenalit të raketave dhe flotës së dronëve.

Seanca dëgjimore pritet të përqendrohet kryesisht në luftën në Iran, e cila ka hyrë tashmë në javën e tretë. Ligjvënësit, si republikanë ashtu edhe demokratë, kanë kërkuar më shumë transparencë mbi fushatën ajrore, e cila ka shkaktuar mijëra viktima, ka prekur jetën e miliona njerëzve dhe ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe financave.

Demokratët kanë kritikuar administratën e Donald Trump për mungesë informimi të mjaftueshëm ndaj Kongresit, duke theksuar se konflikti u ka kushtuar miliarda dollarë taksapaguesve amerikanë. Ata kërkojnë dëshmi publike, në vend të informimeve të klasifikuara që janë zhvilluar gjatë dy javëve të fundit.

Irani nuk ka rifilluar pasurimin bërthamor

Në një deklaratë me shkrim, Gabbard bëri të ditur se Irani nuk ka ndërmarrë përpjekje për të rifilluar aktivitetet e pasurimit bërthamor pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael në qershor 2025.

Ajo theksoi se pas operacionit Midnight Hammer, programi iranian i pasurimit bërthamor u shkatërrua dhe nuk ka pasur tentativa për rikthimin e kapaciteteve. Sipas saj, hyrjet në objektet nëntokësore të goditura janë mbuluar dhe vulosur me beton.

Megjithatë, kjo pjesë nuk u përfshi në dëshminë e saj gojore gjatë seancës, çka ajo e justifikoi me kufizimet kohore, pa vënë në dyshim vlerësimin e bërë.

Ndërkohë, SHBA-të iu bashkuan Izraelit në qershor për të goditur objektiva ushtarake dhe programin bërthamor të Iranit, me presidentin Trump që në atë kohë deklaroi se kapacitetet ishin shkatërruar plotësisht.

Në një zhvillim tjetër, një zyrtar i lartë amerikan në luftën kundër terrorizmit dha dorëheqjen një ditë më parë në shenjë proteste ndaj luftës në Iran, duke argumentuar se Republika Islamike nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI