Flash

Zjarr në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Lapsi.al 17 March 2026
Zjarr në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e

Ardhja e stinës së pranverës ka rikthyer edhe problemin madhor me pyjet e vendit tonë, që janë zjarret. Djegia e barishteve të këqija në tokat bujqësore apo në livadhe, vazhdimisht është bërë shkak për aktivizimin e vatrave të mëdha zjarri të cilat më pas dalin jashtë kontrollit të banorëve.

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditën e sotme në fshatin Krajkë të Bulqizës. Siç duket nga pamjet, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe po i afrohen banesave.

Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit përhapet me shpejtësi ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve vendore që të bëjnë të mundur neutralizimin e zjarrit që të mos ketë pasoja të rënda.

Një situatë e ngjashme përsëritet çdo vit jo vetëm në zonën e Bulqizës por në të gjithë territorin e Qarkut Dibër. Pastrimi i tokave nga banorët me anë të zjarrit, bën që situata tju dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktohet dëm i madh ekonomik kryesisht në pyjet e dushqeve.

Autoritetet këshillojnë banorët që të tregojnë kujdes në këtë periudhë, pasi nëse bëhen shkak për djegien e pyjeve, do të përballen me ndëshkimet siç e parashikon ligji.

Të këshilluara

Tërmet në Janinë

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në...

15:29

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI