Flash

Shtrenjtohet sërish nafta, çmimi i pakicës arrin rreth 200 lekë për litër

Lapsi.al 17 March 2026
Shtrenjtohet sërish nafta, çmimi i pakicës arrin rreth 200

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë çmimi i naftës është shtrenjtuar me 6 lekë, duke arritur në nivelin e 199 lekë për litër.

Prej gati 2 javë nga nisja e luftës në lindjen e Mesme, sot në tregun e pakicës është shënuar niveli më i lartë për çmimin e shitjes. Krahasuar me nivelin e çmimit para nisjes së luftës, rritja është 24 lekë për litër apo 14% më shumë.

Nga 193 lekë për litër që arriti çmimi i naftës ditën e mërkurë (më 11 Mars) sot në tregun e pakicës nafta po tregtohet me çmim 199 lekë për litër.

Sipas vëzhgimit të Monitor ndryshimi i çmimi është reflektuar në disa pika në Tiranë, përfshirë pikën e karburantit me pakicë të kompanisë “Elda” në zonën e Bërryli si dhe në pikën e karburantit të “Bolv Oil” pranë pazarit të Ri. Punonjësit e pikave të tregtimit me pakicë pohuan se ndryshimi i çmimit është reflektuar prej mëngjesit të sotëm.

Ndërsa çmimi i mëparshëm prej 193 lekë për litër arriti ditën e mërkurë më 11 Mars, ku nga 198 lekë, çmimi i shitjes së naftës me pakicë u ul në nivelin e 195 lekë për litër.

Pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme çmimi i naftës në tregun e pakicës ka ndryshuar disa herë. Më parë nafta me pakicë tregtohet 175 lekë për litër.

Nga Shoqata e Hidrokarbureve sqarohet se nafta është një produkt që tregtohet në bursat e huaja, dhe çmimi i pakicës reflekton ndryshimet e tregjeve të huaja.

Në bursat e huaja çmimi i naftës “brent crude” ka arritur 103 USD për fuçi. Çmimi i naftës ka arritur në nivelet që ishte para dhënies së deklaratës së presidentit Donald Trump për përshpejtim të mbylljes së luftës në Lindjen e Mesme.

Para nisjes së konfliktit nafta në bursat e huaja tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.

Sakaq në vend ka ngritur një task force monitorimi për të ndjekur zhvillimet në treg pas rritjes së çmimeve të naftës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha institucionet do të analizojnë të dhënat mbi çmimet e karburanteve që hyjnë në vend përmes administratës doganore dhe platformës ndërkombëtare të tregtimit të karburanteve./ Monitor.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI