Flash

SHBA ul me mbi 80% tarifën për heqjen dorë nga shtetësia amerikane, rritet aplikimet

Lapsi.al 17 March 2026
SHBA ul me mbi 80% tarifën për heqjen dorë nga shtetësia

Qeveria e Donald Trump ka rënë dakord të ulë ndjeshëm kostot për qytetarët amerikanë që dëshirojnë të heqin dorë nga shtetësia e SHBA-së, duke e bërë procesin më të lehtë, edhe pse kjo pritet t’i sjellë humbje financiare vetë shtetit.

Nga 12 prilli, tarifa për heqjen dorë nga shtetësia do të bjerë nga 2.350 dollarë në vetëm 450 dollarë, një ulje që tejkalon 80%. Kjo shumë është madje më e ulët se kostoja reale që përballon qeveria për përpunimin e kërkesave.

Në këtë mënyrë, administrata Trump përmbush një premtim të dhënë vite më parë për heqjen e një tarife jopopullore që ishte vendosur në vitin 2015.

Numri i personave që kërkojnë Certifikatën e Humbjes së Shtetësisë (Certificate of Loss of Nationality) është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 4.820 kërkesa, shifra e tretë më e lartë e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të Internal Revenue Service.

Një faktor kyç konsiderohet zgjedhja e parë e Trump në vitin 2017. Megjithatë, siç vëren The Guardian, amerikanët që jetojnë jashtë vendit po lodhen gjithnjë e më shumë nga rregullat komplekse tatimore.

Të ashtuquajturit “amerikanë aksidentalë” (accidental Americans) — pra persona që kanë fituar shtetësinë për shkak të lindjes në SHBA ose përmes prindërve të tyre, por që kanë jetuar pjesën më të madhe ose gjithë jetën jashtë vendit — janë të detyruar të paraqesin çdo vit deklaratë tatimore pranë IRS-së. Kjo i shtyn shumë prej tyre të kërkojnë ndërprerjen e lidhjes ligjore me SHBA-në.

Aplikantët janë të detyruar të paraqiten personalisht përpara një zyrtari konsullor dhe të deklarojnë disa herë se i kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre, përpara se t’u lejohet të bëjnë betimin zyrtar për heqjen dorë nga shtetësia. Ligjërisht, nuk ekziston detyrimi për të deklaruar arsyet e këtij vendimi.

Këta “amerikanë aksidentalë” vlerësohet të jenë në miliona, prej të cilëve mbi gjysmë milioni jetojnë në Europën Perëndimore. E gjithë kjo ndodh pavarësisht procedurës së ngadaltë të aplikimit, e cila shpesh zgjat nga disa muaj deri në më shumë se një vit. Numri i përgjithshëm i takimeve të prapambetura për heqjen dorë nga shtetësia ka tejkaluar 30.000, ndërsa përpjekjet e qeverisë për të përballuar rritjen e kërkesave mbeten të pamjaftueshme, pasi aplikimet e reja mbërrijnë më shpejt sesa përpunohen ato ekzistuese.

Ndër personat që kanë hequr dorë nga shtetësia amerikane janë edhe dy ish-kryeministra të Britanisë së Madhe: Boris Johnson dhe Rishi Sunak, përkatësisht në vitet 2016 dhe 2021.

Megjithatë, edhe ky vlerësim prej rreth dy milionë personash konsiderohet i nënvlerësuar, pasi lista e IRS përfshin vetëm aplikantët me pasuri neto mbi 2 milionë dollarë.

Të këshilluara

Frikë nga meningjiti në Britani

Një situatë alarmante shëndetësore po zhvillohet në Kent të Anglisë, ku një shpërthim i meningjitit të tipit B (MenB) po përhapet me shpejtësi, duke shkaktuar h...

11:55

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI