Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kombëtarja, takim me historinë: programi i kuqezinjve nga lista te stërvitja e parë

Lapsi.al 17 March 2026
Kombëtarja, takim me historinë: programi i kuqezinjve nga lista te
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për sfidat e muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror. Sipas programit të përcaktuar, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Lexo më tej: Doni një biletë për Poloni–Shqipëri? Ja si funksionon: FSHF hap aplikimet për tifozët

Kombëtarja e nis grumbullimin zyrtar më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit ose humbësit të çiftit mes Ukrainë/Suedi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI