Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

E veja e pikëlluar/Helmoi burrin për të trashëguar 4 milionë $ të ikte me të dashurin

Lapsi.al 17 March 2026
E veja e pikëlluar/Helmoi burrin për të trashëguar 4

35-vjeçarja amerikane Cory Richins u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj në mars të vitit 2022, një rast që shkaktoi tronditje, por edhe interes të madh në Shtetet e Bashkuara. Është një histori që ka bashkuar një krim të shëmtuar me një imazh që dukej krejtësisht të kundërt. Imazhi i nënës së 3 fëmijëve dhe autores së një libri për fëmijë për menaxhimin e pikëllimit pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Richins u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj, Eric Richins, të cilin e helmoi me fentanyl, një rast që prokurorët e përshkruan si të paramenduar dhe me një motiv të qartë financiar. Sipas vendimit, ajo e helmoi atë duke i hedhur fentanyl në pije që çoi në vdekjen e tij për shkak të overdozës.

Gjatë gjyqit, u paraqitën prova që tregonin se e pandehura kishte borxhe prej miliona dollarësh, kishte nënshkruar polica sigurimi jete për burrin e saj dhe kishte një lidhje jashtëmartesore. Prokurorët thirrën më shumë se 40 dëshmitarë, përfshirë gruan që dyshohet se i drogën Cory Richins që ajo përdori për të vrarë burrin e saj. Prokurorët thanë gjatë gjyqit se ajo gabimisht besonte se do të trashëgonte pasurinë e tij, me vlerë më shumë se 4 milionë dollarë, pas vdekjes së tij.

Për më shumë se një vit, Richins luajti rolin e vejushës në zi, madje shkroi një libër të titulluar "Are You With Me?", të cilin e kishte shkruar për të ndihmuar fëmijët e saj të përballonin humbjen. Librin ia dedikoi burrit të saj, të cilin e përshkroi si një "bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm" gjatë intervistave në televizion për ta promovuar atë.

Sipas një deklarate të sherifit, Richins pagoi një kompani shkrimi librash për të shkruar librin për të. Ai tha se menjëherë pas arrestimit të Richins, nëna e saj e dërgoi librin në zyrën e sherifit në një pako anonime me një shënim ku thuhej se ajo ishte shembull i "një gruaje të përkushtuar dhe një nëne adhuruese".

Prokurorët u treguan gjithashtu anëtarëve të jurisë fragmente nga një letër e gjetur në qelinë e Richins, të cilat sipas tyre dukeshin se përshkruanin dëshminë e nënës dhe vëllait të saj. Në letrën 6-faqëshe, Richins e udhëzoi vëllain e saj t'i tregonte ish-avokatit të saj se Eric i kishte rrëfyer atij se kishte siguruar fentanil nga Meksika dhe ishte "i dehur çdo natë".

Libri për fëmijë u bë një "provë" për prokurorët

Në maj të vitit 2023, gjithçka u shemb kur Richins u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e burrit të saj. Në momentin e vdekjes së tij, financat e Richins ishin rrëmujë, pas falimentimit të biznesit të saj të pasurive të paluajtshme. Ajo u detyrohej më shumë se 7.5 milionë dollarë më shumë se 20 huadhënësve.

Richins trial delayed as attorneys dispute what portions of key witness  interview to show jurors | KSL.com

Ajo kishte gjithashtu një lidhje intime me një veteran ushtrie të quajtur Robert Josh Grossman. Prokurorët i treguan jurisë mesazhe midis Richins dhe Grossman, ku ajo fantazonte të linte burrin e saj, të fitonte miliona nga divorci dhe të martohej me të. Historiku i kërkimeve të saj në internet nga telefoni i saj përfshinte pyetje si "çfarë është një dozë vdekjeprurëse fentanili?", "Burgje luksoze për Amerikën e pasur" dhe "Nëse dikush është helmuar, si listohet në certifikatën e vdekjes?".

Në gjykatë u dëgjua gjithashtu një fragment nga telefonata e saj me urgjencën natën e vdekjes së burrit të saj. “Kjo nuk i ngjan një grua po bëhet e ve”, tha prokurori, duke cituar deklaratën hapëse të mbrojtjes.

Avokatja mbrojtëse Wendy Lewis këmbënguli se prokuroria "i sheh faktet nga një anë dhe sheh një shtrigë, por nëse i sheh faktet nga një anë tjetër, sheh një vejushë".

Richins u shpall gjithashtu fajtore për tentativë vrasjeje të burrit të saj, pasi, sipas autoriteteve, ajo fillimisht ishte përpjekur ta helmonte atë me një sanduiç, por dështoi. Ajo u dënua gjithashtu për mashtrim me sigurimet, pasi kërkoi kompensim pas vdekjes së burrit të saj.

Ajo ishte deklaruar e pafajshme për të gjitha akuzat, ndërsa mbrojtja e saj nuk thirri asnjë dëshmitar. As ajo vetë nuk dëshmoi. Akuza më e rëndë, e vrasjes, mbart një dënim prej 25 vjetësh deri në burgim të përjetshëm.

Grief book author Kouri Richins gave chilling interview before arrest

Sipas gjykatës, Richins fillimisht kishte kërkuar qetësues të fortë dhimbjesh në muajt para vdekjes së burrit të saj, duke marrë fentanil. Në një incident të mëparshëm, ai kishte shprehur dyshime se gruaja e tij po përpiqej ta helmonte.

Natën e 4 marsit 2022, e pandehura telefonoi policinë, duke raportuar se e gjeti burrin e saj pa ndjenja në shtëpinë e tyre. Ajo u kishte thënë oficerëve që mbërritën në vendngjarje se i kishte shërbyer burrit të saj një koktej vodka në shtrat dhe më pas kishte shkuar të flinte me një nga fëmijët e saj të vegjël.

Kur më vonë u kthye te burri i saj në dhomën e tyre të gjumit, ajo tha se e gjeti "të ftohtë". Një ekzaminim mjeko-ligjor tregoi se trupi i Eric Richins përmbante një dozë 5 herë më vdekjeprurëse të fentanilit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri ka përfshirë një kodër të fshatit Somotinë në Pogradec. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shku...

19:00

Tërmet në Janinë

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në...

15:29

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43