Flash

E rëndë në Greqi/ Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

Lapsi.al 17 March 2026
E rëndë në Greqi/ Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte

Një 46-vjeçar vdiq tragjikisht pas pickimit nga një bletë teksa bënte alpinizëm, pasi pësoi shok alergjik.

Ngjarja ndodhi në Nafplio të Greqisë. Sipas raportimit të medias helene, ndërsa po ngjitej në zonën e Karathano të Nafplio-s, 46-vjeçari u pickua nga një bletë, e cila i shkaktoi një reaksion të rëndë alergjik.

Pavarësisht transferimit të menjëhershëm në spital nga miqtë e tij që ishin me të, mjekët nuk mundën ta shpëtonin, pasi ai pësoi një atak kardiak.

Siç u bë e ditur, 46-vjeçari, i cili ishte baba i një vajze, ia kishte kushtuar jetën natyrës dhe shërbimit.

“Si prodhues dhe udhërrëfyes malor, ai themeloi Grupin e Alpinizmit Natyralist të Argolidës. Ai ishte gjithashtu një anëtar aktiv dhe udhëheqës i Ekipit të Shpëtimit të Ermionidës, ndërsa shërbeu si president për dy vjet i Korporatës së Përfitimit Publik për Sportin dhe Mjedisin e Bashkisë së Ermionidës”, informon “Protothema”.

Të këshilluara

Tërmet në Janinë

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në...

15:29

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI