Flash

Deputeti Redi Muçi: Rezoluta kundër Iranit hipokrizi, ju ulët në gjunjë Netanjahut!

Lapsi.al 17 March 2026
Deputeti Redi Muçi: Rezoluta kundër Iranit hipokrizi, ju ulët

Deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi, ka abstenuar gjatë votimit të rezolutës së propozuar nga Partia Socialiste për shpalljen e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit, duke e cilësuar nismën si të motivuar politikisht dhe të mbushur me standarde të dyfishta.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi theksoi se qëndrimi i tij nuk nënkupton mbështetje për regjimin iranian. Ai dënoi hapur represionin ndaj protestuesve në Iran, veçanërisht ndaj të rinjve që, sipas tij, janë përballur me dhunën e autoriteteve në periudhën para shpërthimit të konfliktit të fundit në rajon.

Megjithatë, deputeti i opozitës e konsideroi rezolutën e mazhorancës si një akt hipokrizie politike. Ai akuzoi qeverinë dhe shumicën parlamentare se po ndjekin një qasje selektive në raport me konfliktet ndërkombëtare dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, duke dënuar një palë dhe duke injoruar të tjera.

Sipas Muçit, qëndrimi i mazhorancës bie në kundërshtim me vetë veprimet e kryeministrit Edi Rama në raport me Izraelin dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, për të cilin ai theksoi se ekziston një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Po na propozoni një rezolutë për shpallen e Iranit si shtet që mbështet terrorizmin, ndërkohë që vendet e BE kanë shpallur Gardën Revolucionare si organizatë terroriste për hir të atyre të rinjve e të rejave që kanë protestuar ne sheshet e Teheranit dhe janë përballur me represionin e regjimit. Do ishte në nderin tuaj që në anën e duhur të ishit jo vetëm kur është në interesin e me të fortëve, por edhe kur bëhet fjalë për të mallkuarit e kësaj bote. S’ka hipokrizi më të madhe të na paraqesin këtë rezolutë, ndërkohë që kryeministri juaj shkoi dhe u ul në gjunjë përballë Netanjahut një njeri që ka urdhër arrest për krime kundër njerëzimit dhe krime kundër lufte dhe që e përdori Izraelin për të masakruar 70 mijë civilë palestinezë. Kjo rezolutë duhet të përmbante edhe një kërkesë për dhënien fund të këtij konflikti pa asnjë logjikë, pas objektiva, por me pasoja të rënda ekonomike dhe destabiluzuese për rajonin dhe botën. Është një luftë jo e nisur nga BE, NATO dhe s’ka marrë miratimin as të Këshillit të Sigurisë dhe as Kongresit Amerikan. Ne e kemi denoncuar represionin e shtetit Iranian, por që të jemi seriozë do duhej që para se të paraqisnit këtë rezolutë, duhej të kishit miratuar rezolutën që dënon gjenocidin serb ndaj Kosovës”, tha Muçi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI