Flash

Trump: NATO "të ardhme të keqe", nëse aleatët nuk më ndihmojnë me Iranin

Lapsi.al 16 March 2026
Trump: NATO "të ardhme të keqe", nëse aleatët nuk

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi aleatët e NATO se ata përballen me një “të ardhme shumë të keqe” nëse refuzojnë të ndihmojnë për sigurinë e Ngushtica e Hormuzit, duke i bërë presion Europës të mbështesë përpjekjen amerikane për të rihapur këtë korridor kyç detar.

Në një intervistë për Financial Times, të publikuar të dielën, Trump tha se vendet që përfitojnë nga dërgesat e naftës që kalojnë përmes Gjirit duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e kësaj rruge detare.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit në fund të muajit të kaluar, gjë që shkaktoi reagim rajonal nga Teherani. Regjimi iranian ka ndërmarrë hapa për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit si kundërpërgjigje, duke rritur çmimet e naftës në mbarë botën dhe duke synuar të krijojë presion të madh ekonomik ndaj Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’u tërhequr.

“Është krejtësisht e përshtatshme që ata që përfitojnë nga kjo ngushticë të ndihmojnë për të siguruar që aty të mos ndodhë asgjë e keqe”, tha Trump. “Nëse nuk ka përgjigje ose nëse përgjigja është negative, mendoj se kjo do të jetë shumë e keqe për të ardhmen e NATO-s.”

Trump tha se aleatët mund të kontribuojnë me mjete detare si anije për pastrimin e minave detare, një lloj mjeti që vendet europiane e kanë në numër më të madh se SHBA. “Çfarëdo që të duhet”, u përgjigj ai kur u pyet se çfarë ndihme pret Uashingtoni. Në ditët e fundit ai ka përmendur edhe Kinën, Francën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar si vende që pret të ndihmojnë në Gjirin Persik.

Këto deklarata rikthejnë kritikat e hershme të Trump ndaj NATO-s. “Ne kemi qenë shumë të sjellshëm”, tha ai, duke argumentuar se SHBA i ka ndihmuar aleatët europianë për çështjen e Ukrainës dhe tani pret mbështetje në këmbim.

Qeveritë europiane kanë reaguar me kujdes ndaj presionit të vazhdueshëm të Trump për të ndihmuar në rihapjen e ngushticës. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha se ishte “shumë skeptik” se zgjerimi i misionit detar të Bashkimit Europian do të përmirësonte sigurinë.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar një propozim të shefes së diplomacisë europiane Kaja Kallas për të dislokuar më shumë anije në misionin detar të bllokut.

Trump i bëri gjithashtu thirrje Kinës të ndihmojë në zhbllokimin e ngushticës përpara një samiti të planifikuar me presidentin Xi Jinping më vonë këtë muaj, duke paralajmëruar se vizita e tij në Pekin mund të shtyhet.

Ngushtica e Hormuzit përçon rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës, çka rrit ndjeshëm rëndësinë strategjike të saj për aleatët europianë, ndërsa Trump i bën presion NATO-s të marrë një rol më të madh në mbajtjen e kësaj rruge detare të hapur./Politico.eu

Të këshilluara

PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk do të marrë pj...

17:48

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI