Flash

Ter Stegen kthehet te Barcelona për të votuar presidentin: por nuk është më anëtar

Lapsi.al 16 March 2026
Ter Stegen kthehet te Barcelona për të votuar presidentin: por nuk
Vazhdon marrëdhënia shumë e vështirë mes portierit Marc-André ter Stegen dhe FC Barcelona, klub për të cilin luan që nga viti 2014 me një kontratë që skadon në 2028. I kthyer në qytet nga Girona FC, ku është dhënë në huazim, për të votuar presidentin e ri të klubit, ai u paraqit herët në mëngjes për të kryer detyrën e tij, por u përball me një surprizë të pakëndshme: nuk mundi ta bënte sepse nuk rezultonte më mes anëtarëve të regjistruar të klubit. Një situatë më shumë se e sikletshme përpara dhjetëra gazetarëve dhe fotografëve që fiksuan skenën. Si çdo herë, edhe këtë herë presidenti i ri i Barcelonës do të zgjidhet nga votimi i më shumë se 110 mijë anëtarëve, mes të cilëve janë me të drejtë edhe të gjithë të regjistruarit e klubit. Si ter Stegen, pavarësisht se portieri gjerman është dhënë në huazim te Girona. Gara për votat është mes presidentit në detyrë Joan Laporta dhe sfiduesit Víctor Font, një sipërmarrës që në ditët e fundit të fushatës ka fituar shumë mbështetje me idenë për reformë dhe më shumë investime në sektorin e të rinjve dhe te La Masia.

Lexo më tej: Ter Stegen mes arrogancës e indiferencës: "Nuk e ndjek futbollin, njoh emrin e pak kundërshtarëve"

Në votim janë thirrur edhe të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit teknik të ekipit të parë dhe jo vetëm. Por ndërsa lojtarët e trajnerit Hansi Flick do të votojnë vetëm pas ndeshjes kundër Sevilla FC në mbrëmjen e së dielës, Marc-André ter Stegen u paraqit herët në mëngjes duke përfituar nga fakti se nuk mund të luante për shkak të një tjetër dëmtimi. Portieri gjerman fillimisht u shfaq i buzëqeshur, por shumë shpejt entuziazmi u kthye në një zhgënjim të sikletshëm. Emri i tij nuk ishte në listën e votuesve, një situatë mjaft e çuditshme për ish-kapitenin blaugrana që është në klub që nga viti 2014 dhe që u përpoq ta zgjidhte situatën pa sukses, ndërsa priste që komisionerët të gjenin një zgjidhje.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI