Flash

Prokuroria e Elbasanit heton shembjen e aksit Librazhd–Prrenjas

Lapsi.al 16 March 2026
Prokuroria e Elbasanit heton shembjen e aksit Librazhd–Prrenjas

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet lidhur me shembjen e segmentit rrugor Librazhd–Prrenjas, ngjarje e cila bllokoi për disa ditë juglindjen e vendit dhe shkaktoi kaos në qarkullimin e automjeteve.

Në kuadër të hetimit, organi i akuzës i ka kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të vendosë në dispozicion të gjitha procedurat e prokurimit që lidhen me mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, dokumentacioni pritet të dorëzohet brenda një jave, pasi bëhet fjalë për një volum të madh materialesh.

“Po hetojmë pjesën që lidhet me aksin ekzistues, konkretisht tenderin e mirëmbajtjes së rrugës. Po verifikojmë mënyrën se si është zhvilluar procedura e tenderit dhe termat e kontratës së lidhur mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë fituese”, bën me dije një burim nga hetimi për News 24.

Hetimet janë fokusuar gjithashtu edhe te ndërtimi i rrugëve provizore, të cilat përdoren përkohësisht gjatë punimeve për ndërtimin e aksit të ri. Një tjetër pikë e verifikimeve lidhet me lejen për marrjen e inerteve në lumin Shkumbin dhe zbatimin e saj në terren, pasi është konstatuar shfrytëzim masiv i lumit në disa zona.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, tenderi për mirëmbajtjen e rrugës është fituar nga kompania “InfraKonsult”, në pronësi të Redi Strugës. Nga verifikimet paraprake dyshohet se kompania nuk ka përmbushur detyrimet kontraktore, çka mund të ketë ndikuar në shembjen e aksit rrugor.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria e Elbasanit po heton për disa vepra penale, mes të cilave “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës” si dhe “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”.

Ndërkohë, situata në segmentin rrugor është normalizuar dhe qarkullimi i automjeteve ka rifilluar, por problematika mbetet ende evidente. Për disa ditë me radhë, automjetet nuk mund të qarkullonin në këtë aks për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së një ure në zonë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI