Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Mos e provoni në shtëpi”: Arda Guler, a je normal?! Gol kryevepër nga 70 metra

Lapsi.al 16 March 2026
“Mos e provoni në shtëpi”: Arda Guler, a je normal?! Gol
Një nga kandidatët për çmimin e ardhshëm Puskas do të jetë me siguri Arda Guler, i cili në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Elche mahniti Bernabeun me një gol të pabesueshëm nga gjysma e vet e fushës. Mesfushori turk i Real Madrid shënoi një gol kryevepër nga pothuajse 70 metra (askush para tij nuk kishte shënuar nga ajo distancë në La Liga), që e çoi stadiumin në delir, bëri që Arbeloa të vendoste duart në kokë nga mosbesimi dhe shpërtheu të gjithë pankinën e Blancos. Para se të mbulohej nga shokët e skuadrës për të festuar, Arda Guler kishte ngritur krahët pothuajse sikur të mos kishte bërë asgjë të veçantë… “Një herë goditi traversën kundër Osasunës, sot e futi brenda. Ka një goditje të mrekullueshme… një gol i çmendur”, komentoi ish-lojtari i Milanit Brahim Diaz.
Pas ndeshjes, turku, duke e kuptuar qartë magjinë që kishte bërë, bëri shaka në rrjetet sociale duke postuar videon e golit dhe duke shkruar “Don’t try this at home”. E përkthyer: mos e provoni në shtëpi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI