Flash

“Më lër rehat”: Leao reagon keq ndaj Allegrit për zëvendësimin, Tare tërbohet

Lapsi.al 16 March 2026
“Më lër rehat”: Leao reagon keq ndaj Allegrit për

Rafael Leao shpërthen në zemërim në minutën e 66’ gjatë Lazio-Milan, duke treguar gjithë frustrimin e tij për zëvendësimin e vendosur nga Massimiliano Allegri. Futbollistit portugez i duhen disa sekonda për të lënë fushën, ndërsa Mike Maignan del nga porta për t’i folur dhe për ta qetësuar: në atë moment trajneri kuqezi përpiqet me një gjest afërsie, por Rafa lirohet nervoz nga përqafimi dhe, pasi kthehet në pankinë, hedh disa shishe uji. E gjitha nën vështrimin e Drejtorit Sportiv Igli Tare, që nuk pati reagim të butë ndaj portugezit.

Sipas asaj që raportoi DAZN, gjërat kanë shkuar kështu pasi u shfaq tabela e zëvendësimit: “Leao nuk e pranoi shumë mirë zëvendësimin, (Allegri, shën. red.) u përpoq ta përqafonte por ai i tha ‘më lër rehat’. Pastaj goditi disa shishe”.

Leao, i zëvendësuar nga Niclas Füllkrug, donte të qëndronte në fushë për të dhënë kontributin e tij për Milanin në kërkim të barazimit dhe ndoshta të lëvizte në një zonë më të përshtatshme për të me hyrjen në fushë të një sulmuesi qendror. Por Allegri nuk kishte të njëjtën ide për fundin e ndeshjes në Stadio Olimpico dhe e thirri në pankinë.

Leao nuk e pranon zëvendësimin dhe lirohet nga përqafimi i Allegrit

Në minutën e 67’ Massimiliano Allegri bëri një zëvendësim të dyfishtë, duke nxjerrë nga loja Rafa Leao dhe Christian Pulisic për të futur Füllkrug dhe Christopher Nkunku: sulmuesi portugez, autor i një paraqitjeje të zbehtë, u largua nga fusha dukshëm i irrituar, duke hedhur disa shishe uji pasi u ul në pankinë.

Situata krijoi menjëherë bujë si në komentimin e ndeshjes ashtu edhe mes tifozëve në stadiumin Olimpico: askush nuk priste një reagim të tillë nga futbollisti portugez, jo ndër më të mirët në fushë. Ndoshta pikërisht për këtë arsye ai donte të qëndronte në fushë për të ndihmuar skuadrën në përmbysjen e rezultatit, por reagimi i tij nuk e ndihmoi aspak klimën në shtëpinë e Milanit.

Pak minuta më vonë Leao u filmua sërish dhe dukej shumë më i qetë: me shumë gjasa shpërthimi i tij ishte i diktuar nga fakti se nuk kishte dhënë gjithçka në fushë, por situata duket (të paktën nga jashtë) tashmë e qetësuar.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI