Flash

KLSH: Si u lejuan ndërtimet në zonat muzeale dhe ato të mbrojtura

Lapsi.al 16 March 2026
KLSH: Si u lejuan ndërtimet në zonat muzeale dhe ato të mbrojtura

Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah një mungesë koordinimi mes institucioneve duke lejuar si pasojë ndërtime në zona të mbrojtura, muzeale apo turistike.

KLSH që ka marrë në analizë disa vite nga 2020-2024 konstaton se sinjalizimet për ndërhyrje të jashtëligjshme nuk kanë munguar por delegimi në drejtoritë rajonale të Inspektoratit apo në institucione të tjera për mungesë kompetencë ka bërë që reagimi të mungojë. Në rastet kur është konstatuar sipas KLSH-së ka pasur shkelje të ligjit dhe është kërkuar prishje e ndërtimit, kjo masë është zvarritur.

“IKMT nuk është angazhuar për kryerjen e inspektimeve të nevojshme, për të garantuar mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme në zona ose objekte me rëndësi kombëtare, pas sinjalizimeve të ardhura nga institucionet e tjera publike (si Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore/ Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Agjencia Kombëtare e Bregdetit/ Agjencitë Rajonale të Bregdetit, administrata e zonave të mbrojtura, etj.). Në rastet kur ka vendim prishje, vijon të mos jenë ekzekutuar, duke sjell më pas dhe rritjen e rasteve të ndërtimeve të kundërligjshme” thuhet në auditim.

KLSH e nis me vitin 2020 ku sipas audituesve ka pasur 4 raste të sinjalizuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdeteve për punime të kundërligjshme në zona bregdetare, 4 raste të sinjalizuara nga AKZM për punime të kundërligjshme në zona të mbrojtura, 5 raste të sinjalizuara nga IKTK/ DRTK për punime të kundërligjshme në zona muzeale/ monumente kulture.

Një pjesë e mirë e këtyre rasteve janë deleguar nga Kryeinspektori por në asnjë nga rastet e cituara nuk rezulton që IKMT, me grup pune të përbashkët me përfaqësues të institucioneve publike të sipërpërmendura, të ketë verifikuar situatën në vend e, në rast të konstatimit të shkeljeve, të ketë zbatuar procedurat ligjore në fuqi.

E njëjta situatë madje në një nivel më të lartë sinjalizimesh është raportuar edhe në vitin 2024 dhe panorama është e ngjashme.

Në këtë kontekst KLSH ka rekomanduar të merren masa për zhvillimin e inspektimeve për verifikimin e sinjalizimeve nga institucionet publike përgjegjëse për monitorimin e zonave me rëndësi kombëtare (përfshirë zonat bregdetare, zonat e mbrojtura dhe zonat e trashëgimisë kulturore/ zonat muzeale), nëpërmjet strukturave të IKMT, me përfaqësues të përbashkët me institucionin sinjalizues, si dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm në rast të konstatimit të kundërvajtjeve, deri në trajtimin përfundimtar të çështjeve dhe kthimin përgjigje ministrive/ institucioneve përkatëse./ N.Maho, Monitor.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI