Flash

Garë e ashpër për drejtor policie/ Del foto e kandidatit në kafe me Altin Dumanin

Lapsi.al 16 March 2026
Garë e ashpër për drejtor policie/ Del foto e kandidatit në

Nuk është sekret që prokurorët e SPAK gjithnjë kanë pasur pakënaqësi për drejtuesit e niveleve të larta në policinë e shtetit. Si Altin Dumani, ashtu edhe Klodian Braho nuk e kanë fshehur asnjëherë zhgënjimin duke e artikuluar disa herë në publik. Por në redaksinë e Lapsi.al ka mbërritur një foto që tregon se një nga kandidatët për drejtor të përgjithshëm të policisë së shtetit, mund të jetë më i pëlqyeshëm se të tjerët nën optikën e Prokurorisë së Posaçme dhe për pasojë mund ta zbusë mungesëne e besimit që ekziston mes institucioneve.

Në foton më lart është kandidati për drejtor të përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita, së bashku me prokurorin e SPAK, Altin Dumanin. Takimi nuk është zyrtar. Altin Dumani duket i veshur casual, me pantallona të shkurtra dhe të dy, me gjasë janë në ndonjë lokal në bregdet, duke kaluar momente miqësore.

Por pikërisht kjo marrëdhënie e afërt, personale e Skënder Hitajt me Altin Dumanin mund të jetë një pikënisje e mirë, një garanci më shumë që një drejtor policie të ketë një bashkëpunim më të mirë me SPAK.

Si drejtues i policisë së Fierit, Skënder Hita ka mbi supe akuza të shumta nga opozita. Gjatë zgjedhjeve, i dërguari i PD-së në Fier, Gazment Bardhi e akuzonte si ushtar të Belinda Ballukut duke paralajmëruar se do t'i bënte padi në SPAK. Por fotoja e zbuluar nga Lapsi.al tregon se gjërat nuk ishin kaq të thjeshta.

Çfarëdo porosie të ketë pasur shefi i policisë së Fierit nga Belinda Balluku, SPAK ishte një hap para denoncimeve të opozitës. Ballukun asokohe e kishte nën hetim, ndërsa drejtuesin e policisë e kishte në kafe.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI