Flash

Depozitat me afat në Lekë rriten për të dytin vit radhazi

Lapsi.al 16 March 2026
Depozitat me afat në Lekë rriten për të dytin vit radhazi

Depozitat me afat në Lekë u rritën për të dytin vit radhazi vitin e kaluar.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fund të vitit të 2025, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 226.3 miliardë lekëve, në rritje me 9.2% krahasuar me një vit më parë. Rritja e depozitave me afat u përmirësua ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 3.5% të një viti më parë.

Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në Lekë patën nisur një cikël rënieje, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit. Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. Vetëm pas vitit 2024, depozitat me afat në Lekë iu kthyen zgjerimit, të mbështetura edhe nga rritja e normave të interesit.

Një faktor tjetër që ka shtuar depozitat me afat në banka mund të jetë edhe tendenca në rënie e yield-eve të instrumenteve të borxhit qeveritar, që sidomos gjatë periudhës 2022-2023 i kishin bërë konkurrencë depozitave bankare në Lekë.

Megjithatë, rritja e depozitave me afat në Lekë vitin e kaluar mund të shpjegohet pjesërisht edhe me ecurinë e përgjithshme pozitive të depozitave bankare.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, depozitat bankare në total vitin e kaluar u rritën me 9.1%.

Përmirësimi i normave të interesit të depozitave pas vitit 2024 duket se ka rritur stimujt e publikut për të vendosur kursimet në depozita me afat. Megjithatë, të paktën në terma mesatarë, interesat e depozitave gjatë vitit të kaluar nuk shënuan më rritje në 2025.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e depozitave në Lekë në fund të vitit 2025 ishte 2.39%, nga 2.45% që kishte qenë në fund të 2024.

Ndërsa për Euron, norma mesatare e interesit për depozitat me afat u rrit në 1.57%, nga 1.47% që kishte qenë në fund të 2024.

Sidoqoftë, duhet thënë se banka të veçanta, sidomos gjatë sezonit veror, kanë ofruar norma interesi ndjeshëm më të larta se ato mesatare. Veçanërisht një grup bankash të përmasave të mesme, që po shfaqin ambicie për t’u rritur, po tregohen agresive në çmimin që ofrojnë për depozita dhe duket se kanë pasur sukses në zgjerimin e tyre në treg.

Rritja e depozitave me afat është reflektuar edhe në zgjerimin e shpenzimeve të sektorit bankar për interesa.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar shpenzimet për interesa arritën shumën e 9.1 miliardë lekëve, në rritje me 13.5% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e normave të interesit të depozitave është nxitur edhe nga një kërkesë në rritje e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase për monedhën vendas nga sektori bankar. Në veçanti, një grup i bankave të mesme, që është shfaqur shumë aktiv në kredidhënie, ka konkurruar me norma tërheqëse interesi për depozita të reja, duke kontribuar në zgjerimin e depozitave me afat të sistemin bankar.

Sipas monedhës, rritja e kredisë për ekonominë vazhdon të jetë e përqendruar në masën më të madhe te Leku. Vitin e kaluar, portofoli i kredisë në Lekë u rrit me 16.5% krahasuar me një vit më parë. Tashmë, vlerësohet se kredia në Lekë përbën afërsisht 60% të portofolit të kredisë për ekonominë. / E.Sh. Monitor

Të këshilluara

PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk do të marrë pj...

17:48

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI