Flash

EMRAT/ PD zgjedh kryetarët e rinj në Vlorë dhe në Pogradec

Lapsi.al 15 March 2026
EMRAT/ PD zgjedh kryetarët e rinj në Vlorë dhe në Pogradec

Partia Demokratike ka pasur këtë të diel zgjedhje për krerët e degëve në Vlorë dhe në Pogradec. Në qytetin bregdetar është zgjedhur kryetare Nada Meçorapaj.

Pas numërimit të votave ajo rezultoi të kishte marrë 496 vota përballë 106 votave që kishte marrë rivalja e saj Darling Banushi. 13 vota ishin të pavlefshme.

Albina Dede dhe Nada Meçorapaj/ Ish-deputetet: Presidenti duhet të  shpërndajë parlamentin. Vendi nuk qeveriset me ushtri e polici në rrugë |  Gazeta Telegraf

Nada Meçorapaj ka qenë më parë deputete dhe sekretare e degës së PD-së në Vlorë.

Ndërsa në degën e PD-së në Pogradec u shpall fitues kandidati Oligert Muçllari që kishte siguruar 247 vota. Kandidati tjetër në garë, Kasëm Galla kishte marrë 224 vota. 6 vota u konsideruan të pavlefshme.

Rezultat i ngushtë votash, Oligert Muçllari zgjidhet kryetar i PD në  Pogradec - Politike

Oligert Muçllari, me profesion ekonomist dhe drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve, kandidonte për herë të parë për drejtimin e degës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Berat

Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë të kodrës me pemë ulliri dhe duke u përhapur me shpejtësi në ...

16:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI