Flash

Tabekou i jep shpresë Shehit, Tirana mund Bylis e nervozon Josën:“Nuk më pëlqeu fare”

Lapsi.al 14 March 2026
Tabekou i jep shpresë Shehit, Tirana mund Bylis e nervozon

Tirana arriti një fitore të rëndësishme në javën e 28-të të “Abissnet Superiore”, duke mposhtur minimalisht 1-0 Bylis në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një sukses i vendosur nga goli i Tabekou, që përtej tre pikëve ka vlerë të madhe edhe në aspektin psikologjik për bardheblutë, pasi shënon fitoren e parë të trajnerit Orges Shehi pas rikthimit në pankinë.

Sfida përballë një rivali direkt në garën për mbijetesë nuk prodhoi një nivel të lartë loje. Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe mungesë iniciative nga të dyja skuadrat, të cilat dukeshin më shumë të kujdesshme për të mos gabuar sesa për të marrë rreziqe në fazën sulmuese, pavarësisht rëndësisë së madhe që kishte rezultati për të dyja ekipet.

Në pjesën e dytë ishte Bylisi që u shfaq më kërcënues. Ballshiotët iu afruan golit me Kamara, i cili goditi shtyllën duke i dhënë një paralajmërim serioz mbrojtjes së Tiranës. Megjithatë, momenti vendimtar i ndeshjes erdhi nga lëvizjet e trajnerit Shehi në pankinë.

Lëvizjet vendimtare erdhën nga pankina

Aktivizimi i Alvarez dhe Tabekou rezultoi përcaktues për fatin e takimit. Pikërisht Alvarez shërbeu asistin për Tabekou, i cili në minutën e 66-të shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke konkretizuar praktikisht rastin e parë të mirëfilltë të Tiranës gjatë gjithë sfidës.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69b57e43a16f6.mp4"][/video]

Pas avantazhit, bardheblutë u përqendruan në ruajtjen e rezultatit, ndërsa Bylisi u përpoq të reagojë për të rikthyer baraspeshën. Megjithatë, skuadra e Mirel Josës nuk arriti të krijojë raste të pastra përpara portës kundërshtare, duke u shfaqur joefikase në fazën përmbyllëse të aksioneve.

Në fund, Tirana administroi avantazhin minimal dhe mori tre pikë shumë të rëndësishme në një ndeshje që konsiderohej si një nga përballjet direkte për mbijetesën. Kjo fitore e ngjit skuadrën kryeqytetase në kuotën e 24 pikëve dhe në vendin e nëntë të renditjes. Bylisi, nga ana tjetër, mbetet me 27 pikë në vendin e shtatë.

Deklaratat e trajnerëve

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Tiranës, Orges Shehi, e vlerësoi suksesin kryesisht në aspektin psikologjik. “Padiskutim që është fitore e rëndësishme, sidomos në anën psikologjike. Ana tekniko-taktike kalon në plan të dytë, kishim ndeshje që nuk fitonim, shpresoj që të na rikthejë pak qetësinë dhe optimizmin. Kur humbet ndeshje radhazi, gjithçka të duket e zezë”.

Shehi vlerësoi gjithashtu kontributin e disa lojtarëve, duke theksuar ndikimin e Ndong në organizimin e lojës dhe sakrificën e Tabekou: “Është e vërtetë që Ndong na rregulloi në fushë. Xhixha nuk është mirë me gjendjen fizike, kam diskutuar me të pas Elbasanit, më tha që brenda vitit është ndeshja e parë që luan 90 minuta. Tabekou meriton komplimente pasi sakrifikoi shumë, 4 ditë nuk është stërvitur fare, sot rrezikoi gjithçka për gjithçka. Skuadra e dinte që mund të ishte treni i fundit sot. Këto që thashë na bëjnë që mos të jemi shumë shkëlqyes. Mos të harrojmë, jam trajneri i katërt, ndryshojnë gjërat”.

Nga ana tjetër, trajneri i Bylisit, Mirel Josa, u shpreh se skuadra e tij kishte kontrolluar pjesën më të madhe të lojës, por pranoi se gabimet në mesfushë dhe humbja e topit në momente kyçe i kushtuan shtrenjtë ekipit të tij: “Flas për skuadrën time, normalisht që ndikon, por të humbësh një ndeshje nuk është ndonjë problem. Problemi ishte që ndeshja sot kishte shumë specifika, ne kontrolluam lojën. Gjithashtu u thashë lojtarëve që nuk ka mundësi, nuk diskutoj sa herë shkoi Tirana në portën tonë. Mënyra si i dhuruam Tiranës topin, e kisha parashikuar në diskutimin me lojtarët. E thashë që humbja në qendër do na kushtojë, kështu erdhi goli. Problemi është mënyra si humbëm këtë ndeshje, nuk më pëlqen fare”.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI