Flash

PD mbledh Kryesinë të hënën, pritet diskutimi i protestës së 22 marsit

Lapsi.al 14 March 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, pritet diskutimi i

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë të hënën (16 mars) në orën 12:00. Tematikat në rend dite pritet të jenë të ndryshme dhe parashikojnë nga ndryshimet statuore, mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe protesta kombëtare e 22 marsit.

Mësohet se do mblidhet edhe grupi i punës për ndryshimin statusor. Tema kryesore pritet të jetë strategjia, organizimi dhe ndarja e planit për protestën kombëtare të 22 marsit. Gjithashtu do ketë vendimmarrje për zgjedhjet në degët e PD.

Do miratohet edhe data e kuvendit Kombëtar, grupi i punës për ndryshimet statutore dhe përgatitjet për zgjedhjet e kryetarit të ri të selisë blu.

Protesta e 22 marsit vjen pas votimit të mazhorancës socialiste për të mos lejuar SPAK-un, për të arrestuar deputeten Belinda Balluku, zv/kryeministren dhe ministren e pezulluar, e shkarkuar dhe e marrë e pandehur me masë sigurie nga GJKKO për abuzime me detyrën dhe tenderët.

Po ashtu pika e fundit e rendit të ditës së kryesisë së PD-së, do të jetë edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të shërbejë për të miratuar ndryshime statutore. Po ashtu në rendin e ditës së Kryesisë së PD-së, do të ketë edhe vendimmarrje për zgjedhjet që do të bëhen në degët e Partisë Demokratike.

Të këshilluara

Maliq, gjendet e vdekur e moshuara në banesë

Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë ...

11:18

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesata...

07:55

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI