Flash

I dërgonte lojtareve të tij mesazhe të papërshtatshme: shkarkohet trajneri Dan Santos

Lapsi.al 14 March 2026
I dërgonte lojtareve të tij mesazhe të papërshtatshme:

Federata e Futbollit e Luksemburgut ka shkarkuar trajnerin e kombëtares femërore Dan Santos. Vendimi erdhi pas një serie raportimesh për “incidente serioze”, që përkthehen si mesazhe të papërshtatshme të dërguara disa futbollisteve. Kontrata e tij, e vlefshme deri në qershor, është ndërprerë menjëherë. Santos ishte punësuar gjashtë vite më parë dhe, pas një serie rezultatesh të mira, ishte konfirmuar disa herë në detyrë.

“Mesazhe të papërshtatshme ndaj futbollisteve”

Komunikata e federatës së futbollit të Luksemburgut nuk lë vend për interpretime: “Ne kemi marrë disa raportime sipas të cilave trajneri ka dërguar mesazhe të papërshtatshme disa lojtareve të skuadrës. Ky sjellje, e ndodhur në kontekstin e një marrëdhënieje autoriteti dhe përgjegjësie, është në kundërshtim me vlerat etike dhe me ndërveprimin respektues të kërkuar nga Federata e futbollit të Luksemburgut”.

“Dëshmitë e mbledhura e bënë të pamundur vazhdimin”

Ngjarjet u analizuan menjëherë dhe, pasi drejtuesit federativë folën me futbollistet, u vendos shkarkimi i Dan Santos: “Sapo u informuam, vepruam menjëherë për të mbrojtur lojtaret e përfshira dhe për të ruajtur integritetin e ambientit sportiv. Dëshmitë e mbledhura dhe humbja e qartë e besimit nga ana e lojtareve e kanë bërë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. Si pasojë, trajneri është liruar nga detyra me efekt të menjëhershëm”.

Trajneri ka zgjedhur të heshtë dhe e ka mbyllur eksperiencën e tij si përzgjedhës i Luksemburgut me dy humbje në ndeshjet e kualifikueseve për FIFA Women’s World Cup qualification, ndeshje të humbura edhe me diferencë të thellë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI