Flash

Fier, prokuroria sekuestron pasuritë e pronarit të një Call Centre

Lapsi.al 14 March 2026
Fier, prokuroria sekuestron pasuritë e pronarit të një Call

Prokuroria në Fier ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.Sh., i cili është nën hetim për tre veprat penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai është hetim për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Gjithashtu dyshohet se ky person është përfshirë në veprimtari të paligjshme përmes një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në Fier.

Në vijim të hetimeve, u dokumentua fakti i depozitimit të vlerave të konsiderueshme monetare Cash, në llogaritë bankare të cilat nuk justifikojnë burimin e ligjshëm të origjinës. Më pas, këto vlera u investuan në pasuri të luajtshme të paluajtshme, të cilat janë ende në verifikim.

Nëpërmjet veprimeve juridike u synua transferimi i pasurive, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme, fakt që përmban elementë të veprës penale të dyshuar “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë dhe me vendim të gjykatës është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi dy prona në Fier: një njësi me sipërfaqe rreth 230 metra katrorë dhe një apartament me sipërfaqe rreth 100 metra katrorë.

Njoftimi i plote:

Paratë e ‘Call Center’ i tjetërsoi për të mbuluar origjinën e paligjshme, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për 3 vepra penale

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1381, datë 16.12.2021, i regjistruar ndaj personit nën hetim E.Sh., dyshohet se nëpërmjet një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në qytetin e Fierit, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të hetimeve, u dokumentua fakti i depozitimit të vlerave të konsiderueshme monetare Cash, në llogaritë bankare të cilat nuk justifikojnë burimin e ligjshëm të origjinës. Më pas, këto vlera u investuan në pasuri të luajtshme të paluajtshme, të cilat janë ende në verifikim. Nëpërmjet veprimeve juridike u synua transferimi i pasurive, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme, fakt që përmban elementë të veprës penale të dyshuar “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Në funksion të këtij procedimi penal ndaj personit nën hetim, u caktuan masat e sigurimit personal me karakter shtërngues. Njëkohësisht, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë në mbështetje të nenit 274 të Kodit të Proceduës Penale, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi:

1 – Pasurinë e llojit Njësi, me sipërfaqe 230 m2;, si dhe

2 – Pasurinë e llojit apartament me sipërfaqe 100 m2, në Fier.

Të këshilluara

Maliq, gjendet e vdekur e moshuara në banesë

Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë ...

11:18

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesata...

07:55

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI