Flash

Xhemajli përjashtohet, Egnatia del nga fusha: 0-0 mes polemikash me Vllazninë

Lapsi.al 13 March 2026
Xhemajli përjashtohet, Egnatia del nga fusha: 0-0 mes polemikash me

Egnatia dhe Vllaznia u përballën për kreun në stadiumin “Arena Egnatia”, për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”, sfidë që u mbyll pa gola, por jo pa tension dhe polemika. Përfundoi 0-0, në një ndeshje ku protagonisti kryesor u bë arbitri i FIFA-s, Florjan Lata, ndërsa vendasit u detyruan të përballonin një pjesë të mirë të takimit me një lojtar më pak. Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq, e pasoi edhe Tetova, ndërsa për disa minuta rrogozhinasit u tërhoqën nga fusha e lojës.

Pavarësisht rezultatit të bardhë, loja në fushë u dominua kryesisht nga skuadra e Egnatias. Rrogozhinasit u shfaqën më kërkues që nga minutat e para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar më shumë raste përpara portës kundërshtare. Vllaznia, nga ana tjetër, u përqendrua më tepër në organizimin mbrojtës dhe në përpjekjet për të goditur në kundërsulm.

[video width="690" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69b45aa93cee4.mp4"][/video]

Episodi i polemikave

Momenti që ndryshoi rrjedhën e takimit erdhi në minutën e 70-të. Gjyqtari Florjan Lata ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin e Egnatias, Arbenit Xhemajli, pas një ndërhyrjeje ndaj sulmuesit Bekim Balaj. Vendimi u kontestua menjëherë nga lojtarët dhe stafi i skuadrës vendase, të cilët protestuan ashpër ndaj arbitrit.

Tensioni në fushë u rrit edhe më shumë kur futbollistët e Egnatias vendosën të largoheshin përkohësisht nga fusha në shenjë proteste. Loja u ndërpre për disa minuta, ndërsa situata u rishikua edhe përmes sistemit VAR. Megjithatë, pas verifikimit të pamjeve, arbitri Lata konfirmoi vendimin fillestar për karton të kuq, duke mos e ndryshuar gjykimin e tij.

Pak çaste më pas, në minutën e 78-të, situata u komplikua edhe më shumë për skuadrën e Rrogozhinës. Trajneri Edlir Tetova u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq për protesta ndaj vendimeve të arbitrit, duke u detyruar të largohej nga pankina.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69b468226759f-1.mp4"][/video]

Edhe pse me një lojtar më pak dhe mes tensioneve të krijuara, Egnatia arriti të ruajë ekuilibrin deri në fund të ndeshjes. Vllaznia nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë numerike në minutat e mbetura dhe sfida u mbyll pa gola, duke lënë të hapur diskutimet për episodet e saj.

Pas këtij barazimi, Vllaznia mbetet në krye të renditjes me një avantazh të ngushtë ndaj ndjekësve. Shkodranët kryesojnë me dy pikë më shumë se Egnatia dhe tre më tepër se Elbasani, i cili pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të radhës ndaj Flamurtarit. Nga ana tjetër, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 50 pikë, duke konfirmuar edhe një herë se mbetet një nga pretendentet kryesore në garën për titullin e këtij sezoni.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI