Flash

Rama mbron vendimin për Ballukun: Kërkesa e SPAK s'përmbushte kushtet minimale

Lapsi.al 13 March 2026
Rama mbron vendimin për Ballukun: Kërkesa e SPAK

Kryeministri Edi Rama që në nisje të konferencës për media, u ndal te çështja Balluku, dhe te shfaqja e djeshme në Kuvend, ku PS nuk dha autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK.

Ai tha se nuk përmbusheshin asnjë prej kushteve minimale për të marrë në konsideratë kërkesën e SPAK.

“Por do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, ju e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, besoj edhe prononcimin tim që dua ta përsëris, lidhet drejtpërdrejtë me të vërtetën që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë.

Ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në Drejtësi, apo aktivitetin e pavarur të drejtësisë është përpjekje e shëmtuar. Në dëshpërimin e vet ka të gjithë ato ingredientë që në të përditshmen tonë është përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet. Nuk kas asgjë të re, por materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe shumicës së kësaj qeverie. Nuk ka asnjë frenim të rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI