Flash

Komisionerja e BE-së, Marta Kos, akuzohet se punoi për policinë sekrete jugosllave

Lapsi.al 13 March 2026
Komisionerja e BE-së, Marta Kos, akuzohet se punoi për policinë

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, po përballet me akuza të reja se ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave në vitet 1980, pasi një anëtare e Parlamentit Europian pretendon se ka prova të reja.

Akuzat, të cilat u ngritën edhe gjatë seancës së konfirmimit të komisioneres sllovene në Parlamentin Europian në vitin 2024, dhe që Kos i mohoi atëherë, janë rikthyer në vëmendje në prag të zgjedhjeve të 22 marsit në Slloveni, këtë herë me mbështetje nga partia e vetë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Eurodeputetja sllovene Romana Tomc, nënkryetare e European People’s Party (EPP), grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian, deklaroi të enjten se i kishte dërguar një letër Komisionit Europian ku pretendon se ka prova të reja që Kos ka bashkëpunuar me agjencinë e spiunazhit të Jugosllavisë dhe kërkon hapjen e një hetimi.

Tomc i tha medias Politico se Kos nuk ishte treguar e sinqertë “kur pretendonte se nuk kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret… Ne duhet të bëjmë diçka me këtë informacion”.

Një zëdhënës i EPP deklaroi: “Romana Tomc e ka mbajtur Grupin e EPP të informuar nga afër për zhvillimet më të fundit lidhur me komisioneren Marta Kos. Grupi do ta shqyrtojë çështjen me kujdes. Për momentin, ne vërejmë se komisionerja Kos nuk i ka mohuar këto zbulime të reja. Tani topi është në fushën e saj.”

Kos nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura të Politico për koment. Megjithatë, një zyrtar i Komisionit Europian deklaroi se Kos “ka kaluar një proces të gjerë dhe të thelluar verifikimi” për t’u bërë komisionere, duke shtuar se Parlamenti Europian “e miratoi emërimin e saj në të njëjtin proces si për të gjithë 27 komisionerët”.

Një zyrtar pranë zyrës së komisioneres, që foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së akuzave, i tha Politico: “Ajo është shumë e vetëdijshme se kundërshtarët politikë do të përdorin këto lloj çështjesh për të fituar pikë në zgjedhjet në Slloveni, por ajo është e përqendruar plotësisht në detyrën e saj si komisionere për zgjerimin.”

Kos pritet të paraqitet të hënën para Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian për të diskutuar politikën e zgjerimit dhe gjithashtu pritet të përballet me pyetje lidhur me këto akuza.

Në Parlamentin Europian në Strasburg, të martën, Tomc paraqiti një libër të autorit slloven Igor Omerza, në të cilin, sipas saj, publikohen dokumente që provojnë se Kos ka punuar me agjencinë e spiunazhit të Jugosllavisë.

Në pyetjet që i ka drejtuar Komisionit Europian, eurodeputetja sllovene kërkon të dijë nëse ekzekutivi i BE-së planifikon të hetojë pretendimet ndaj Kos dhe nëse zbulime të tjera mund të ndikojnë në “besueshmërinë” e komisioneres.

“Unë kurrë nuk kam qenë bashkëpunëtore apo informatore e shërbimit sekret të Jugosllavisë”, u tha Kos eurodeputetëve gjatë seancës së saj dëgjimore në vitin 2024, duke i cilësuar akuzat si “gënjeshtra” dhe “dezinformim”.

Sllovenia pritet të shkojë në zgjedhje më vonë këtë muaj, ku përballen koalicioni qeverisës majtas-liberal, ku Kos ka qenë më parë pjesë, dhe Partia Demokratike Sllovene e djathtë, së cilës i përket edhe Tomc. Kjo e fundit aktualisht kryeson në sondazhe./Politico.eu

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI