Flash

“Kishim frikë të fitonim”: Martini nervoz me Vllazninë, Tetova i tërbuar me arbitrin

Lapsi.al 13 March 2026
“Kishim frikë të fitonim”: Martini nervoz me

“Na vuri në krizë Albanese, Pusi nuk ishte në ditë të mirë. E fillova me katër për të ulur ritmin e krahëve të tyre. Sot nuk kishim ardhur për t’u mbrojtur. Nuk ishim në ditën kështu që jam i kënaqur edhe me barazimin”. Edi Martini, tekniku i Vllaznisë, u shpreh pranues për rezultatin, por jo për mënyrën si luajti skuadra e tij në Rrogozhinë, në barazimin pa gola me Egnatian.

Ajo që tekniku nuk pranon dot është stepja që skuadra pati për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje, për më tepër që luajti në 20 minutat e fundit ndaj një kundërshtari me një lojtar më pak: “Me kalimin e minutave dhe daljen e Kastratit na mungoi shpejtësia dhe dalja në krah. Unë them që kjo nuk ishte dita e jonë, tepër nervozizëm dhe frikë për ta fituar këtë ndeshje”, tha i bindur Martini.

Për ta forcuar konceptin, Martini bëri krahasimin me ndeshjet e luajtura në Shkodër: “Nervozitet se nuk duhej humbur me patjetër kjo ndeshje. Nuk ka qenë ajo lojë që jemi mësuar ta bëjmë. Të ishte një ditë tjetër, siç kemi luajtur në Shkodër, do ta kishim fituar. Mënyra se si luajtëm, unë them që barazimi është rezultati më i saktë”.

Tetova: "Kemi një rregullore tjetër që nuk zbatohet"

“Mendoj që çunat kanë zhvilluar ndeshje shumë të mirë, deri te kartoni i kuq, që prishi të gjithë objektivat. Cila ishte ideja për protestën? Kemi dy paralelizma, nuk kam asgjë me gjyqtarin, është thjeshtë nxitim. Në momentin e parë që Xhemajli largon topin, Balaj e shtyn”. Edlir Tetova nuk është nga ata që rrudh gojën kur ka diçka për të thënë e këtë herë tekniku i Egnatias është një lumë i fryrë kundër arbitrit. Në qendër të polemikave kartoni i kuq për Xhemajlin dhe ai për vetë teknikun e rrogozhinasve.

“Marrja e kartonit të kuq, nëse ne marrim pjesë në seminaret e FSHF-së, matet distanca e topit, sulmuesi nuk e arrin topin, ka një llogjikë. Unë nuk bëra asgjë, mora karton të kuq – vazhdoi Tetova -. Ma tha dikush nga stafi, që kjo është rregullore e saktë. Kemi një rregullore tjetër që nuk zbatohet, këtu dua që të jetë i llogjikshëm arbitri”.

Lexo më tej: Xhemajli përjashtohet, Egnatia del nga fusha: 0-0 mes polemikash me Vllazninë

Në fund edhe një sqarim për tërheqjen e skuadrës nga fusha: “Kërkova ekipin afër që arbitri të shikonte VAR-in. Sulmuesi i Vllaznisë shtyn lojtarin tonë. Lëre aksionin deri në fund dhe e vendos, gabim që shkon në VAR për herë të dytë. Unë bëj dy paralelizma. Nëse lojtarët e stolit, stafi bëjnë diçka që nuk është normale, unë e di, merr karton të kuq trajneri i parë. Edhe tek kjo, duhet të shihet rregullorja, distanca e topit, e arrin sulmuesi?”.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI