Flash

Ç'bisedoi në zyrë me ambasadoren amerikane në Athinë? Flet Rama

Lapsi.al 13 March 2026
Ç'bisedoi në zyrë me ambasadoren amerikane në

Në konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për takimin që pati një natë më parë në kryeministri me ambasadoren e SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle.

Lexo më tej: Rama takon ambasadoren amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle 

Rama theksoi se ishte një takim njohjeje dhe u diskutua për çështje të interesit të lartë duke përfshirë dhe energjinë.

"Ambasadorja ka ardhur për një takim njohje për të diskutuar për disa çështje interesit të lartë amerikan në këtë rajon që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal ,që kanë të bëjnë me qasjen ndaj forcave të treta aktorëve të tretë. Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA në Athinë, është një përfaqësues botërisht e njohur në politikën amerikane e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit të SHBA" - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI