Fjalët e thëna nga Castro
Në intervistën pas ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas ai që foli për këtë duke shpjeguar këndvështrimin e tij dhe duke u ankuar edhe për disa “përqafime” të tepërta: “Pas golit gjyqtari nuk bëri mirë për ne, mund ta themi qetësisht – shpjegoi në mikrofonat e ‘Radio Radio’. – Nuk është e mundur që gjatë gjithë kohës mbrojtësi të më bëjë 4-5 faulle dhe të më kapë për qafe. Por ndodh, futbolli është edhe kështu dhe në Europë luhet në këtë mënyrë”. Castro thekson se nuk dëshiron të gjejë justifikime, por vetëm të theksojë një fakt. Mbrojtësi i Romës që “e ka kapur për qafe” Castro duhet të jetë Ndicka, autor i një markimi shumë të ngushtë ndaj sulmuesit të Bologna. Pikërisht për të ka folur edhe Vincenzo Italiano duke iu referuar markimit disi tepër “të përzemërt” ndaj Castro: “Gjyqtari ishte shumë tolerant ndaj Ndicka – shpjegoi. – Për mua ai bëri mjaft faulle ndaj Castro, shpesh në mënyrë të parregullt, duke i tërhequr fanellën dhe krahun, duke u përpjekur të zinte pozicion. Sipas meje gjyqtari aty me të vërtetë nuk e lejoi Castro të luante më shumë topa”."Dopo i gol l'arbitro non ha fatto bene per noi. Il difensore della Roma mi ha preso per il collo più volte" ? Santiago Castro lancia la polemica post #BolognaRoma ?@Da_Matera pic.twitter.com/4M83KDn8sb
— Radio Radio (@RadioRadioWeb) March 12, 2026