Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Bleu raketa balistike nga Kina/ BE: Serbia t’u shmanget varësive strategjike

Lapsi.al 13 March 2026
Bleu raketa balistike nga Kina/ BE: Serbia t’u shmanget varësive

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbisë i kërkohet të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e saj evropiane, pasi Beogradi bleu raketa balistike supersonike nga Kina.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se “kjo përfshin shmangien e varësive strategjike që nuk janë në përputhje me këtë qëllim”.

Zëdhënësi shtoi se “një rrugë e besueshme evropiane nënkupton përkushtim ndaj stabilitetit rajonal dhe një mirëkuptim të përbashkët për sfidat e sigurisë me të cilat përballet kontinenti ynë”.

Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi se vendi i tij ka blerë nga Kina raketa CM-400 me fuqi të madhe shkatërruese, duke nxitur reagime nga vendet fqinje.

Me këtë blerje, Serbia u bë vendi i parë, pas Pakistanit, që siguroi nga Kina raketa CM-400.

Sipas regjistrave të armëve, të disponueshëm ndërkombëtarisht, Serbia është i vetmi vend në Evropë që i zotëron ato, ndërsa është i rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s.

NATO nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Ndërkohë, Andrej Pllenkoviq, kryeministri i Kroacisë, e cila është anëtare e përhershme e aleancës ushtarake, njoftoi se do t’i njoftojë për këtë edhe anëtarët e tjerë të NATO-s.

“Do të bisedojmë me partnerët tanë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe do t’i paralajmërojmë për këtë lloj armatimi që është një risi në arsenalin e ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq të enjten.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende.

“Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet me ndonjë kërcënim aktual për Serbinë…asnjë shtet fqinj i Serbisë në asnjë rast nuk ka shfaqur ndonjë qëllim agresiv apo sulmues në raport me Serbinë”, theksoi Maqedonci.

Ai shtoi se Serbia është “ajo e cila shfaq pretendime territoriale ndaj Kosovës”.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Ndaj kësaj blerjeje të Serbisë ka reaguar kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, i cili paralajmëroi se për këtë çështje do të diskutojë me aleancën e NATO-s.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI