Flash

PAMJET/ Ish-kryeministri indian i shpëton një atentati me armë

Lapsi.al 12 March 2026
PAMJET/ Ish-kryeministri indian i shpëton një atentati me armë

Farooq Abdullah, 88 vjeç, ish-kryeministri i Kashmirit të kontrolluar nga India dhe president i Konferencës Kombëtare të Jammu dhe Kashmirit, i mbijetoi një atentati në një dasmë. Pamjet e kamerave të sigurisë fiksuan një burrë që hapi zjarr nga afër, por pa e lënduar politikanin.

Policia e identifikoi të dyshuarin si Kamal Singh Jamwal, i cili u arrestua në vendngjarje. Sipas mediave indiane, Kamal tha se e kishte pritur këtë moment për 20 vjet dhe nuk tregoi asnjë pendim.

Djali i Abdullahut, Omar Abdullah, kryeministri aktual i rajonit, e konfirmoi incidentin përmes një postimi në rrjetet sociale dhe tha se babai i tij shpëtoi “për një fije floku” dhe pyeste veten se si dikush mund t’i afrohej një politikani që kishte një nga nivelet më të larta të mbrojtjes në vend.

Gjatë sulmit, Farooq Abdullah shoqërohej nga Zëvendëskryeministri Surinder Kumar Choudhary dhe Këshilltari Nasir Sogami, i cili tha se askush nuk u lëndua. Policia po vazhdon të hetojë motivin e sulmuesit, ndërsa thuhet se Kamal ka pasur një motiv personal për sulmin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI