Shpërthimi i Cantona, ka një ide për të ndalur luftërat
I ftuar në Canal+ për të prezantuar albumin e tij të fundit “Perfect imperfection”, Cantona që merret edhe me muzikë dhe aktrim, u ndal te situata delikate ndërkombëtare. Ish-ylli i United imagjinoi krijimin e një ligji të veçantë që mund të frenojë vrullin e njerëzve më të fuqishëm në botë, pra një “ligj ndërkombëtar që përcakton se nëse një president vendos të bëjë luftë, duhet të jetë i pari që shkon në front, në vend që të dërgojë djem 18-vjeçarë”. Efektet do të ishin të menjëhershme: “Dhe në atë pikë, mendoj se do të kishte shumë më pak luftëra”.View this post on Instagram