Flash

Gjermania shton presionin për hetim të korrupsionit në Shqipëri,IBAR vendimtar për BE

Lapsi.al 12 March 2026
Gjermania shton presionin për hetim të korrupsionit në

Zgjerimi i Bashkimi Evropian është rikthyer në krye të agjendës politike në Bruksel. Shqipëria ndodhet në një situatë kritike për të marrë një Raport pozitiv të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) nga Komisioni Evropian. Gjermania po i trajton rastet e fundit të korrupsionit të profilit të lartë në Tiranë më rreptë se shumë shtete të tjera anëtare të BE-së. Berlini dëshiron që ministrat e dyshuar për abuzim me pushtetin jo vetëm të shkarkohen nga qeveria, por edhe të hetohen siç duhet nga prokurorët specialë. Raporti IBAR është kushti formal për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave. Nëse Shqipëria kalon këtë fazë, ajo mund të avancojë në negociata dhe të përfshihet në një paketë të mundshme zgjerimi së bashku me Malin e Zi dhe Islandën.

Diskutimet po fokusohen në mundësinë e anëtarësimit të vendeve të reja në vitet e ardhshme, ndërsa disa propozime kanë synuar përshpejtimin e procesit për Ukrainën. Megjithatë, ideja për ta futur Ukrainën fillimisht në BE dhe për të përmbushur kriteret më vonë është kundërshtuar nga disa shtete anëtare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI