Flash

Dekretet/ Një 26-vjeçare ambasadore në Katar, ish-deputeti i PS në NATO

Lapsi.al 12 March 2026
Dekretet/ Një 26-vjeçare ambasadore në Katar, ish-deputeti i PS

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar së fundmi emërimin e dy ambasadorëve të rinj në misione të rëndësishme diplomatike. Bëhet fjalë për emërimin e shtetasve Jeta Kreka dhe Bardhyl Kollçaku si ambasadorë fuqiplotë të Shqipërisë, e para në shtetin e Katarit ndërsa i dyti në NATO.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme të zhvilluar me 26 shkurt socialistët dhe demokratët ishin kundër emërimit të 26-vjeçare për ambasadore të Shqipërisë në Katar.

Një pjesë e deputetëve vlerësuan faktin që Kreka ka studiuar dhe jeton prej vitesh në Katar, të cilën e konsideruan si avantazh për njohjen e terrenit, gjuhës dhe kulturës lokale. Ndërkohë të tjerë ngritën pikëpyetje mbi mungesën e eksperiencës së saj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe mbi faktin që nuk ka ndjekur një karrierë të brendshme diplomatike në Shqipëri.

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se roli i ambasadorit nuk lidhet thjesht me formimin akademik, por mbi të gjitha me pjekurinë profesionale dhe kontributin në përfaqësimin e shtetit, duke kërkuar më shumë detaje mbi eksperiencën e saj para vitit 2019.

Në përgjigjet e saj, Kreka theksoi se jetesa dhe puna në Katar i kanë dhënë një kuptim më të thellë të kulturës dhe mentalitetit vendas, duke e konsideruar këtë një avantazh në ushtrimin e detyrës.

Ajo u shpreh se është e vetëdijshme për moshën dhe eksperiencën e kufizuar, por beson se brezi i ri mund të sjellë energji dhe qasje të reja, në bashkëpunim me diplomatët me përvojë.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 138, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e znj. Jeta Kreka në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Shtetin e Katarit, rezident.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 139, datë 12.3.2026, dekretoi sot emërimin e z. Bardhyl Kollçaku në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në NATO, rezident.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI