Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Chelsea, nis gjuetia ndaj “spiunit” pas humbjes me PSG: “Do t’i shkojmë deri në fund”

Lapsi.al 12 March 2026
Chelsea, nis gjuetia ndaj “spiunit” pas humbjes me PSG: “Do
Chelsea është mes skuadrave angleze që dolën rëndë të goditura nga ndeshjet e para të 1/8-ve të Champions League, një fat i hidhur i ndarë me Manchester City dhe Tottenham, të gjitha të mposhtura me tre gola diferencë dhe me një këmbë jashtë kompeticionit më të madh europian. Blues u shembën në fushën e PSG nën goditjet e një Kvaratskhelia të papërmbajtshëm, por pas ndeshjes së përfunduar 5-2 në Parc des Princes në qendër të vëmendjes nuk ishte vetëm humbja e rëndë e Palmer dhe shokëve, por edhe rasti i “spiunit” që do të kishte zbuluar formacionin shumë përpara fishkëllimës së fillimit, madje disa orë më herët, rreth orës 13:00 të së mërkurës.

Formacioni i Chelsea u zbulua shumë orë para ndeshjes: gjueti për të zbuluar kush ishte

Në ato momente njëmbëdhjetëshja e zgjedhur nga Liam Rosenior po qarkullonte tashmë në rrjetet sociale pasi ishte zbuluar nga një gazetar francez, i cili kishte konfirmuar diçka që shumë pak mund ta kishin imagjinuar në prag të ndeshjes, pra që në portën e Chelsea në ndeshjen e parë kundër PSG titullar do të ishte Filip Jorgensen dhe jo Robert Sanchez. Një vendim që për më tepër nuk rezultoi shumë i lumtur, pasi portieri danez 23-vjeçar gaboi rëndë në një rivënie nga e cila lindi goli i 3-2 i francezëve i realizuar nga Vitinha. Megjithatë tani problemi në shtëpinë e londinezëve nuk është vetëm të analizojnë humbjen dhe të mendojnë se si të përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge, por edhe të zbulojnë burimin nga ku doli formacioni, pasi duhet të jetë patjetër dikush brenda dhomës së zhveshjes së Blues. Për këtë çështje është shumë i vendosur Rosenior, kur pas ndeshjes i thuhet se skuadra që kishte zgjedhur për ndeshjen po qarkullonte që në orën e drekës. “Nuk isha në dijeni – thekson fillimisht trajneri anglez 41-vjeçar, i cili mori drejtimin më 6 janar në vend të Maresca – Jam i sigurt se do të shkojmë deri në fund të kësaj çështjeje, nëse është kështu. Këto gjëra ndodhin shpesh tani. Edhe ne marrim informacione për kundërshtarët tanë. Jam më i shqetësuar për rezultatin përfundimtar sesa për fillimin e ndeshjes…”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI