Flash

Berisha: Rama është sot njeriu më i poshtëruar, po mbyll dyert e BE për Shqipërinë

Lapsi.al 12 March 2026
Berisha: Rama është sot njeriu më i poshtëruar, po mbyll

Në nisje të seancës parlamentare ku do të votohet kundër autorizimit që kërkoi SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama është sot njeriu më i poshtëruar në Shqipëri, pasi po mbron Belinda Ballukun.

"Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e BE dhe më gjerë, po përdor ligjet dhe kushtetutën për të mbrojtur vjedhjen e tij, është sot njeriu më i poshtëruar se për interesat e tij, hajdutërisë së tij, po mbyll dyert e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Se aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First Lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin. Rama po përjeton periudhën e poshtërimit maksimal të një qeveritari, për një kryeministër. Do të votojmë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Lubi Ballukut por këto nuk janë zgjidhja e krizës, zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot, ai është Edi Rama. Ai është njeriu më i poshtëruar, që për të shpëtuar lëkurën e tij është gati të pranojë çdo gjë duke u poshtëruar. Nuk e keni idenë se si në darkat që ha me miqtë e tij është gati të poshtërohet, të bëhet si legen për të shpëtuar lëkurën e tij" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI