Flash

AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë

Lapsi.al 12 March 2026
AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë

Bllokada e krijuar pas mungesës së gatishmërisë për zgjedhjen e presidentit nga AAK-ja po konsiderohet si situata më e rëndë në Kosovë pas pavarësisë.

Shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sipas tij, edhe me 51 për qind të votave, nuk po arrin që të bëjë shtetin funksional.

“Në një ndër krizat më të thella me shumë të panjohura, duke e sjellë shtetin përsëri në një rrethanë ku mbi një vit, vitin e dytë, është një eksperimentim në letër i betejave kushtetuese”, tha Besnik Tahiri, nga AAK.

Sipas tij, dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit është kushtetues. Madje ai kritikoi, siç tha, sulmet ndaj institucionit më të lartë juridik në vend, Gjykatës Kushtetuese, nga eksponentë të LVV-së.

“Duhet të ndalet sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese, duhet të ndalet presioni”.

Ai e sheh të nevojshëm një bashkëpunim opozitar në zgjedhjet eventuale të ardhshme.

“Unë mendoj që çfarëdo bashkimi duhet të ndodhë karshi çdo pushteti, dhe duhet të mos ketë vetëm profil politik e majtë e i djathtë, por vizion shtetëror”.

Gjykata Kushtetuese aktualisht po shqyrton ankesën e Vetëvendosjes për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, pasi kjo e fundit shpalli një dekret të tillë duke u thirrur në afatet kushtetuese, meqë deputetët nuk arritën të zgjedhin presidentin e ri deri më 5 mars.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI