Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Tudor refuzon të përgjigjet pas disfatës së Spurs: “E meriton vendin?”, “Pa koment”

Lapsi.al 11 March 2026
Tudor refuzon të përgjigjet pas disfatës së Spurs: “E
Ajo e Madridit nuk ishte një pasndeshje e lehtë për Igor Tudor, që po përballet me gjendjen shokuese të një Tottenham Hotspur gjithnjë e më të zhytur në krizë: që nga momenti kur ish-trajneri i Juventus mori drejtimin e skuadrës në vend të të shkarkuarit Frank Lampard në fillim të shkurtit, kanë ardhur vetëm humbje, katër në katër ndeshje të luajtura.

Zgjedhja e Kinsky katastrofike

Nëse në Premier League rënia nga kategoria është shumë pranë (vetëm një pikë avantazh ndaj vendeve të parafundit të mbajtura nga Nottingham Forest dhe West Ham United), në UEFA Champions League eliminimi në 1/8-at është edhe më i mundshëm pas katastrofës në ndeshjen e parë kundër Atlético Madrid. Një 5-2 i ndikuar rëndë edhe nga gabimet e portierit Antonín Kinský, i zëvendësuar nga Tudor pas vetëm një çerek ore lojë dhe dy gafave të rënda. I pyetur për të ardhmen e tij, trajneri kroat refuzoi të përgjigjej, ndërsa nuk mundi t’i shmangej pyetjeve për zgjedhjen e portierit.

Tudor: “Ishte zgjedhja e duhur, e zëvendësova për ta mbrojtur”

Tudor shpjegoi dhe mbrojti vendimin e tij, të marrë edhe për shkak të formës së dobët së fundmi të titullarit Guglielmo Vicario: “Pse Kinsky dhe jo Vicario? Ishte momenti i duhur për ta bërë. Kështu mendoja para ndeshjes. Tani, pas ndeshjes, natyrisht nuk ka shumë për të komentuar, por për momentin që po kalonte skuadra, në një ndeshje të Champions League, për mua Kinsky ishte zgjedhja e duhur para takimit. Pas ndeshjes, sigurisht jo.” Fjalë të thëna menjëherë pas ndeshjes në televizion dhe të përsëritura më pas në konferencë për shtyp: “Kinsky? Situatë e pabesueshme, nuk ka çfarë të komentosh. Para ndeshjes ishte zgjedhja e duhur në momentin ku ndodheshim. Kishte presion mbi Vicario-n, ishte një kompeticion tjetër, Toni është një portier shumë i mirë. Për mua ishte vendimi i duhur. Pastaj, sigurisht, është e lehtë të thuash se nuk ishte.” Sa i përket vendimit për ta zëvendësuar portierin çek 22-vjeçar pas vetëm 17 minutash, Tudor shpjegoi: “Këto janë gjëra që ndodhin shumë rrallë. Në 15 vite si trajner nuk e kam bërë kurrë. Ishte e nevojshme për të mbrojtur djalin dhe për të mbrojtur skuadrën. I shpjegova Tonit se është djali i duhur dhe një portier i mirë. Fatkeqësisht këto gabime ndodhën në këtë ndeshje të madhe. Në dhomat e zhveshjes ishte i mërzitur. U përpoq të shfajësonte skuadrën, por skuadra është me të. Edhe unë. Toni e kupton momentin. E kupton pse doli nga loja. Siç thashë më parë, është një portier shumë i mirë. Jemi të gjithë të bashkuar, nuk bëhet fjalë për një lojtar të vetëm.”

Pyetja e lë pa fjalë

Ndërsa për pankinën e tij që po lëkundet gjithnjë e më shumë, ish-trajneri i Juventusit nuk pranoi të përgjigjej. “A mendoni se e meritoni të vazhdoni si trajner?” – ishte pyetja. “Pa koment”, u përgjigj ai, një përgjigje që lë të kuptohet se shkarkimi mund të jetë shumë pranë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI