Flash

Pochettino gjendet në të njëjtin avion me tifozët e Tottenham: i bëjnë kërkesë në kor

Lapsi.al 11 March 2026
Pochettino gjendet në të njëjtin avion me tifozët e
Mauricio Pochettino e çoi Tottenham Hotspur deri në finalen e UEFA Champions League në sezonin 2018/2019, e humbur më pas kundër Liverpool. Një trajner që nuk është harruar kurrë në Londër nga tifozët e Spurs, ndërkohë që sot skuadra është e përfshirë në një luftë të pamundur për të shmangur rënien nga kategoria. Aktualisht Tottenham drejtohet nga Igor Tudor, i cili megjithatë nuk ka dhënë ndihmën e pritur pas ardhjes së tij, duke hapur kështu rrugën për një shkarkim që mund të vijë shumë shpejt. Për zëvendësimin mendohet pikërisht rikthimi i Pochettino, i cili aktualisht është trajner i kombëtares së SHBA-së. Tifozët e Tottenham u gjendën rastësisht me të në të njëjtin fluturim drejt Madrid për të ndjekur ndeshjen e 1/8-ve të londinezëve në Spanjë kundër Atlético Madrid. Pochettino do ta shohë ndeshjen si i ftuar i klubit spanjoll dhe mbetet një nga kandidatët kryesorë për pankinën e Tottenham. Kështu tifozët i kushtuan një kor për ta bindur të rikthehet: “Të duam përsëri, Poch”. Reagimi i trajnerit ishte disi i sikletosur.

Lexo më tej: Tudor refuzon të përgjigjet pas disfatës së Spurs: “E meriton vendin?”, “Pa koment”

Trajneri i kombëtares amerikane u përgjigj me një buzëqeshje duke përshëndetur ish-tifozët e tij në avionin që i çonte të gjithë drejt Madridit. Pochettino pritet të jetë në stadium për të vëzhguar Johnny Cardoso, por në fakt kjo do të jetë hera e parë që ai do ta shohë ish-klubin e tij nga tribunat. Për disa kjo është një shenjë se ai mund të ketë zgjedhur ta ndjekë këtë ndeshje për të vlerësuar mundësinë e rikthimit te Tottenham. Në Spanjë, megjithatë, janë të bindur se Pochettino mund të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid CF. Në lidhje me këtë, trajneri i intervistuar nga El Chiringuito de Jugones deklaroi: “Thashethemet qarkullojnë gjithmonë dhe në këtë nivel ndodhin gjëra të tilla. Unë vazhdoj të bëj jetën time si gjithmonë. Thashethemet janë të bukura. Ka shumë thashetheme, shumica negative, por kur diçka është pozitive është gjithmonë mirë t’i dëgjosh.” Trajneri mbetet i paqartë, por për raportin me Florentino Pérez tha: “Është ende i mirë, por unë kam gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me pothuajse të gjithë klubet, jo vetëm me Real Madrid, por edhe me klubet e tjera.”

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI