Flash

PAMJET/ Bie dëborë në shkretëtirën e Saharasë

Lapsi.al 11 March 2026
PAMJET/ Bie dëborë në shkretëtirën e Saharasë

Në Sahara ka rënë dëborë duke zbardhur dunat e famshme të rërës ngjyrë portokalli. Temperaturat ranë nën zero në qytetin algjerian Ain Sefra, duke siguruar kushtet perfekte për reshje bore.

Besohet që kjo të jetë hera e 7-të në 40 vitet e fundit që reshjet e bardha kanë rënë në këtë zonë. Hera e fundit ndodhi në janar të vitit të kaluar.

Ain Sefra, e njohur si "Porta për në Shkretëtirë", ndodhet në skajin verior të Saharasë, pranë maleve Atlas, duke ofruar kushtet perfekte për këtë fenomen.

Përpara vitit 2016, hera e fundit që binte borë në Ain Sefra ishte në vitin 1979, por në dekadën e fundit është bërë më e shpeshtë.

Besohet të jetë hera e shtatë në 40 vitet e fundit që reshjet e bardha kanë rënë në këtë zonë - hera e fundit ndodhi në janar të vitit të kaluar.

Banorët e Ain Sefras argëtohen në dëborë. Sado emocionues të jetë moti për vendasit, reshjet sollën vetëm një sasi të vogël dëbore, e cila pritet të shkrihet po aq shpejt sa ra.

Qyteti, i njohur si "Porta për në Shkretëtirë", është i vendosur në skajin verior të Saharasë, pranë maleve Atlas, duke ofruar kushtet perfekte për këtë fenomen.

Reshje dëbore në qytetin algjerian Ain Sefra. Rënia e temperaturës sot siguroi kushtet ideale të motit për reshje të dendura dëbore.

Megjithatë, sado emocionues të jetë moti për banorët, reshjet sollën vetëm një sasi të vogël bore e cila pritet të shkrihet po aq shpejt sa ra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI