Flash

Nesër protesta e PD para Kuvendit, policia njofton se mund të bllokohen disa rrugë

Lapsi.al 11 March 2026
Nesër protesta e PD para Kuvendit, policia njofton se mund të

Përfaqësues të PD kanë njoftuar Policia e Tiranës për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, në orën 10:00, para Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas policisë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, janë marrë një sërë masash në bashkëpunim me Policia e Shtetit, në zbatim të ligjit “Për tubimet”.

Në kuadër të këtyre masave, ditën e nesërme do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit në rrugën Rruga George W. Bush, pranë Parlamentit.

Autoritetet bëjnë të ditur se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimesh, policia ka parashikuar devijimin e automjeteve në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Policia e Tiranës u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për kufizimet e përkohshme të qarkullimit, ndërsa ka apeluar që të distancohen në rast se përballen me veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI