Flash

Kur shija bëhet histori: Chef Julian Zguro organizon darkë shqisore me IQOS në Tribe

Lapsi.al 11 March 2026
Kur shija bëhet histori: Chef Julian Zguro organizon darkë shqisore me

Për shefin Julian Zguro, gatimi nuk ka të bëjë vetëm me përbërësit. Ky process lidhet me krijimin e momenteve që angazhojnë çdo shqisë.

Kjo filozofi u materializua gjatë një darke speciale të organizuar nga IQOS në Tribe Restaurant, ku një numër i kufizuar të ftuarish të rritur nga komuniteti IQOS, përjetuan një menu të ndërtuar rreth ndërthurjes së shijes dhe aromës.

Për këtë mbrëmje, shefi Zguro krijoi një menu të personalizuar, të konceptuar për t’i udhëhequr të ftuarit në një udhëtim shqisor. Çdo pjatë eksploronte tekstura, aroma dhe profile të ndryshme shijesh, duke e kthyer darkën në një eksperiencë përtej një restoranti tradicional.

Por ajo që e bëri mbrëmjen edhe më të veçantë ishte prania e vetë shefit në tavolinë.

Gjatë darkës, Julian Zguro prezantoi personalisht çdo pjatë, duke ndarë historitë pas recetave, nga përzgjedhja e përbërësve deri te frymëzimi që çoi në krijimin e tyre.

Eksperienca ishte menduar të ishte intime.

Të ftuarit ishin ulur bashkë rreth tryezës, duke krijuar një atmosferë ndërveprimi dhe bisedash. Darka u shoqërua nga diskutime të udhëhequra nga heads of the table, duke e kthyer mbrëmjen në një dialog mbi gastronominë dhe kreativitetin.

Në përputhje me temën multisensore të mbrëmjes, programi përfshiu edhe një performancë kërcimi, e cila shtoi një dimension artistik në narrativën kulinare të natës.

Si surprizë finale, të ftuarit morën një libër gatimi të veçantë, të kuruar nga shefi Zguro dhe që përmbante recetat e përgatitura gjatë mbrëmjes.

Një kujtesë se përvojat e mira kulinare nuk përfundojnë kur hiqet pjata e fundit nga tavolina.

Ndonjëherë ato thjesht frymëzojnë të tjerat që vijnë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI