Flash

Këpucët e mëdha të Rubios bëhen virale/ I vesh sepse ia ka dhuruar Trump

Lapsi.al 11 March 2026
Këpucët e mëdha të Rubios bëhen virale/ I vesh sepse ia

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, është vënë në qendër të komenteve ironike pas fotove që qarkulluan në rrjetet sociale, ku ai shihej se kishte veshur me këpucë më të mëdha.

Fotot u bënë vetëm një ditë pasi “Wall Street Journal” raportoi se Donald Trump “mendon” edhe për këpucët e bashkëpunëtorëve të tij. Ai thuhet se i pyet ata për numrin e këmbës dhe më pas u porosit atyre këpucë “Florsheim” me vlerë 145 dollarë, të cilat ata "kanë frikë të mos i veshin".

Marco Rubio wearing oversized shoes that Trump ordered for him by just  guessing his size. : r/pics

“Të gjithë i kanë”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në mënyrë anonime, ndërsa një tjetër i tha WSJ: “Është qesharake, sepse të gjithë kanë frikë të mos i veshin”.

Sipas gazetës, "presidenti ka filluar edhe të hamendësojë madhësitë e këpucëve të njerëzve që ka përpara. Ai i kërkon një ndihmësi të bëjë një porosi dhe një javë më vonë një kuti ngjyrë kafe me “Florsheim” mbërrin në Shtëpinë e Bardhë".

Marco Rubio Roasted for Wearing Clown Shoes Trump Bought Him | The New  Republic

“Ata kanë filluar të veshin Florsheim-et e tyre kur takohen me Trump, disa me sa duket nga pakënaqësia”, raportoi gazeta amerikane, ndërsa një ministër u ankua se iu desh të linte mënjanë Louis Vuitton-in e tij.

Përveç Rubios, Trump ka porositur këpucë Florsheim për anëtarë të tjerë të administratës së tij, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Luftës Pete Hegseth, Sekretarin e Tregtisë Howard Latnick, Senatorin Lindsey Graham, prezantuesin e Fox News Tucker Carlson. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI