Flash

Imuniteti i Ballukut/ Ambasadori Gonzato u thirr për raportim në Bruksel

Lapsi.al 11 March 2026
Imuniteti i Ballukut/ Ambasadori Gonzato u thirr për raportim në

Ditën që Edi Rama konfirmonte se socialistët do të votojnë kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kreu i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato ishte thirrur në Bruksel për të raportuar mbi situatën në Shqipëri.

Dosja “Balluku” në tryezën e Brukselit/ Kërkohet heqja e imunitetit për arrestimin

Mbledhja e Grupit të Punës për Zgjerimin pranë Këshillit të Bashkimit Europian, e cila prej muajsh nuk kishte futur në rendin e punimeve diskutimin për zgjerimin me Shqipërinë, u riaktivizua pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar në Tiranë, e ku një nga çështjet e diskutimit ishte edhe imuniteti i parlamentarëve.

A2 CNN ka mundur të mësojë nga zyrtarë të Komisionit se një nga çështjet për të cilat Gonzato ka informuar përfaqësuesit e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian ishte krahas reformave të ndryshme, edhe çështja Balluku dhe reforma në Drejtësi të cilat lidhen me progresin e Shqipërisë në grupkapitullin e parë që janë edhe çështjet Themelore.

Integrimi/ 3 pakënaqësi të Bashkimit Europian me qeverinë e Edi Ramës

Raporti i shumicës parlamentare për çështjen Balluku do të votohet të enjten në seancë plenare ku votat e socialistëve janë më se të mjaftueshme për të hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizim nga Kuvendit për vendosjen e një masë më të rëndë shtrënguese për ish-zëvendëskryeministren. (A2 Televizion)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI