Flash

FOTO/ Megan Fox nuk pyet për moshën, tërbon rrjetin me imazhe joshëse

Lapsi.al 11 March 2026
FOTO/ Megan Fox nuk pyet për moshën, tërbon rrjetin me imazhe

Aktorja amerikane Megan Fox ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen pas rikthimit të saj në Instagram, këtë herë me një set të ri fotosh. Ajo publikoi të hënën një seri imazhesh ku shfaqet më seksi se kurrë.

Në fotosetin e saj, Fox, e cila do të mbushë 40 vjeç pas disa javësh, shtrihet mbi dyshemenë e studios, teksa shkruan: “Dashuria ishte përbindëshi më i egër”, me mediat që aludojnë se i është referuar marrëdhënies së saj të komplikuar me ish-partnerin Machine Gun Kelly.

Ky i fundit komentoi menjëherë, duke shkruar: “I lumtur që kemi një fëmijë” duke iu referuar vajzës së tyre, Saga Blade, e lindur në mars 2025.

Ky është postimi i dytë i Megan Fox që nga rikthimi i saj në Instagram pas një mungese prej gati një viti, gjatë së cilës ajo kishte fshirë tërësisht llogarinë e saj.

Fox dhe Machine Gun Kelly e anuluan fejesën në vitin 2024 dhe aktualisht kujdesen së bashku për vajzën e tyre, si dhe për tre djemtë e Megan Fox nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI