Flash

Emrat/ Rreth 3500 vendime legalizimi ende të patërhequra në Tiranë dhe Kamëz

Lapsi.al 11 March 2026
Emrat/ Rreth 3500 vendime legalizimi ende të patërhequra në

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se në drejtoritë vendore të Tiranës, si edhe në Kamëz-Vorë, rezultojnë ende pa u tërhequr 3449 vendime legalizimi nga përfituesit përkatës.

Për të lehtësuar qytetarët dhe për të përshpejtuar përfundimin e procesit, ASHK ka publikuar listat e përfituesve në rubrikën “Publikime” në faqen zyrtare të institucionit. (Në këtë link, sipas drejtorive përkatëse, do të gjeni listën me emrat e përfituesve ( https://www.ashk.gov.al/publikime/)

Nëpërmjet këtij publikimi, çdo qytetar mund të verifikojë nëse është pjesë e listës së përfituesve. Qytetarët që gjejnë emrin e tyre të publikuar ftohen të paraqiten pranë Drejtorive Vendore të ASHK në rrugën “Jordan Misja”, të pajisur me kartë identiteti, për të tërhequr vendimin përkatës të legalizimit.

Listat janë publikuar të ndara sipas drejtorive vendore: Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2 dhe Kamëz-Vorë, në mënyrë që verifikimi të jetë sa më i thjeshtë dhe i shpejtë për qytetarët.

Tërheqja e vendimit është një hap i domosdoshëm për vijimin e procedurave të mëtejshme. Pas marrjes së Vendimit të Legalizimit, përfituesit mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania për regjistrimin e pasurisë dhe pajisjen me certifikatën e pronësisë, hartën kadastrale dhe kartelën e pasurisë.

ASHK fton përfituesit që të verifikojnë sa më parë listat dhe të paraqiten për të përmbyllur procedurat, në mënyrë që të përfitojnë plotësisht nga procesi i legalizimit dhe regjistrimit të pronës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI