Flash

Zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët në Pogradec

Lapsi.al 10 March 2026
Zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët në

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Leshnicë, në njësinë administrative Çërravë të bashkisë Pogradec.

Zjarri është konstatuar gjatë ditës së sotme, ndërsa deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Në operacion janë angazhuar edhe punonjës të njësisë administrative, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave paraprake, përhapja e zjarrit është favorizuar nga era dhe temperaturat e qëndrueshme, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në sipërfaqen pyjore. Autoritetet vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në zona të tjera.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI